Pacolli ndërron aleancat, “parimisht dakord” për bashkëqeverisje me Mustafën

Postuar në 13 Maj, 2014 04:51

Behgjet Pacolli, zv.kryeministër dhe kryetar i AKR-së në bashkëqeverisje me PDK-në e Thaçit, në zgjedhjet e ardhshme po mendon të largohet nga aleati aktual dhe të bashkëpunojë me LDK-në. “Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re njoftojnë opinionin publik se kanë zhvilluar takime intensive sa i përket bashkëpunimit për zgjedhjet e 8 qershorit. Pas takimit ndërmjet kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, dhe presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, LDK-ja dhe AKR-ja në parim janë pajtuar që programet e të dy palëve kanë ngjashmëri dhe garantojnë zhvillim të Kosovës, në interes të qytetarëve të Kosovës. LDK-ja dhe AKR-ja do të garojnë të vetme në zgjedhje, ndërkaq detajet e bashkëqeverisjes pas zgjedhjeve do të konkretizohen në ditët në vijim", thuhet në një deklaratë të dërguar në orët e mëngjesit të ditës së sotme nga LDK.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.