Shkrimi i sotëm i Rexhep Meidanit është plagjiaturë, thotë E.Fundo

Ish këshilltari i ministrit të Financave të qeverisë Berisha, Ridvan Bode, Elvi Fundo, i përfshirë më herët edhe në debat brendapartiak të PD-së me Fahri Balliun kur i ndjeri Olldashi kandidonte për kryetar të partisë, ka zbuluar se shkrimi i sotëm i ish presidentit Meidani tek “Panorama”, qenkësh plagjiaturë. Analiza me titull “Euro e dobët për Europë të fortë”, tha Fundo tek cityfm.al, është një shkrim i botuar më parë nga Martin Feldstein, Profesor i Ekonomisë në Universitetin e Harvardit dhe President Emeritus i Zyrës Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike. Shkrimi është publikuar në sitin anglez Business Standard:
Dhe gjithashtu në sitin shqiptar bota.al, me titull “Një Euro më e dobët, për një Europë më të fortë”.
http://bota.al/2014/05/ekonomi-nje-euro-e-dobet-per-nje-europe-te-forte/
“Mundimi më i madh i tij është select, copy-paste, heqim disa gjëra nga fundi, i vendosim në fillim, disa të fillimit i vendosim në mes dhe shkrimi u bë gati, për t’u botuar në gazetën më të madhe ditore në vendin tonë”, thotë Fundo.
a.k
Comments
Gazeta Tema e fshiu kete lajm

Gazeta Tema e fshiu kete lajm nga faqet e veta.

Gazeta Mapo e ka si titull, diku, por po te klikosh thote se nuk u gjet nje shkrim i tille

Ndofta edhe ju, te Respublika-s, duhet ta shqyrtoni si obsion fshirjen e ketij njoftimi edhe pse, sic me rezultoi nga leximi i artikullit te profesorit te Harvardit, zotit Martin Feldstein, plagjiatura eshte shume e trashe dhe e drejtperdrejte.

Tingellon shume i mjere per zotin Mejdani ky xhest, krejt i panevojshem.

Por tipikisht, plagjiatura, eshte e rendomte per figurat shkencore shqiptare.

Eshte guzhina ku jane gatuar titujt e tyre doktore e profesore.

Eshte tipari i shkolles se larte shqiptare ku ka munguar mendimi shkencor i pavarur dhe aq me pak, kerkimi i vertete shkencor qe ka ligjesuar plagjiaturen per ta kthyer ate ne nje shprehi qe perdoret edhe kur eshte fjala per nje publicistike qe nuk te rrit asnje grade ne shkence, pervecse perfitimit te nje honorari artikulli.

Vertet me vjen keq qe zoti Rexhep Mejdani te bjere ne kete kurth te rendomte qe, vec te tjerash, u jep nje ngjyre plagjarizmi shumices se artikujve periodike publicistike te tij, tip leksionesh monotone,me sterzgjatjen e tyre dhe me natyren moraliste as mish, as peshk, aq te ngjashem me pashijen e presidences se tij.

Akeni ndigjuar apo lexuar

Akeni ndigjuar apo lexuar ndonjë rast në botën e qytetëruar,që një shkencëtar sidomos i shkencave ekzakte të bëhet sekretar partie politike,të konkurojë edhe për kryetar partie,të lërë shkencën për tu marrë edhe me politikën e ditës dhe të pretendojë njëherazi për personalitet të mirëfillt shkencor.Në Shqipëri kjo është në modë,një dorë dhe barkun në partitë politike,në biznes dhe dorën tjetër në universitete,madje në disa universitete njëkohësisht.Politikanët pasi bredhin për vite në partitë politike,madje sa nga njëra tek tjetra,marrin edhe mandatin e deputetit,por si gozhda e nastradinit i mbajnë disa “leksione” me universitetet dhe kur nuk ju ecën më në politikë rikthehen përsëri në universitet si pedagogë-shkencëtarë të përsosur dhe të pa zëvëndësueshëm.Mjer ky vënd dhe ky popull.

Add new comment