Ahmet Davutoglu: Dëmshpërblim Qipros greke? Nuk e njohim, nuk paguajmë

Postuar në 13 Maj, 2014 10:25

Turqia thotë se nuk do ta paguajë shumën prej 90 milion eurosh, për të kompensuar Qipron, në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë pushtimit nga ana e Turqisë në vitin 1974. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka urdhëruar Turqinë gjatë të hënës që të paguajë 90 milionë euro, për shkak se ka shkelur të drejtat e njeriut, gjatë pushtimit të Qipros veriore. Ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu, ka thënë sot se Turqia nuk paguan kompensim për një vend që nuk e njeh zyrtarisht. Qiproja është e ndarë që nga vitit 1974, kur trupat ushtarake turke pushtuan pjesën veriore të ishullit, pas grusht-shtetit të inspiruar grek që kishte për qëllim bashkimin e Qipros me Greqinë. Ky ishull iu bashkuar eurozonës në vitin 2004.

Gjykata e Strasburgut, bazuar në vendimin e datës 12 maj, ka bërë me dije se pavarësisht se ka kaluar kohë, nuk mund të fshihet përgjegjësia ndaj asaj që ka ndodhur. Dosja në këtë gjykatë ishte dërguar nga qeveria e Qipros.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.