Berisha para mediave: Edhe me nëndetëse është i mundur trafiku i drogës. Fakte s’kam, por ma thotë logjika

Postuar në 13 Maj, 2014 07:34

Nga monologu i gjatë i ish-kryeministrit Sali Berisha përballë gazetarëve për të folur mbi rrëzimin e avionit në Divjakë, mediat kanë shkëputur fragmente dhe momente të ndryshme. Në fakt kishte shumë të tilla, si akuza ndaj Artan Santos se donte të bllokonte njoftimin e News 24-ës për një dëshmitar që kishte parë shumë makina pranë avionit; akuza ndaj shefave të ushtrisë së garantojnë hapësirat për trafik, një “këshillë” për presidentin Nishani që të jetë më aktiv në kërkimin e llogarisë për këtë çështje etj. Nuk mungoi nga ana e Berishës edhe një rikthim tek vrasësi me eksploziv Julian Sinanaj, që sipas Berishës ishte killer i Ramës. Ndryshe nuk ka si shpjegohet, tha Berisha, që biznesmeni i gazit Karkini ka si avokat mbrojtës ish kryeprokurorin Sollaku, juristin më të kualifikuar të PS-së. Në vijim Berisha bëri edhe një arsyetim për të cilin tha e kishte nga logjika e gjërave, jo nga faktet: Se nga Shqipëria mund të kryhet trafik droge dhe me nëndetëse.

“Këtë për nëndetëset nuk e kam nga as një qytetar, ka asnjë shërbim, nuk e kam nga askush përveçse një arsyetim i imi. Pse? Pas aeroplanëve përdoret nëndetësja. Dhe për kartelët e drogës, prodhuesit e kokainës, shpërndarja e tyre në Evropë bëhet me rrugë detare. Di që ka patur anije që janë kapur me sasi kolosale kokainë. Nuk di nëse kanë ardhur nëndetëse, por me këto lehtësia që ofron Shqipëria për avionët, nëndetësja është më e thjeshtë. Dhe ata marrin zemër”, u shpreh Berisha.

a.k

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

Është e vërtetë se teknologjia e lartë sot është në kulmet e saj. Edhe unë nuk kam ndonjë informacion por me një logjikë dhe arsyetim të thjeshtë krrej konkluzionin se Sali Berishës, gjatë vizitave të shpeshta në Vienë, i kanë transplantuar klonin e trurit te Millosheviçit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.