Arkiv-Lajme

Rama sfidon "Saliun" dhe "Jozefinën"

Postuar në 15 Maj, 2014 06:50

Seanca po vazhdon aktualisht me debatet për trafikun e drogës. Nisur nga pritmëria për diskutimin e kryeministrit dhe ish-kryeministrit, mendojmë të përcjellim pjesë nga fjala e të dyve.

 

Edi Rama:

Në protestën e opozitës edhe kreu i komunës Lazarat. Aliko në “Ora-News”: “Kultivimi i drogës, dukuri që nuk lidhet me direktiva të partive”

Postuar në 15 Maj, 2014 06:01

Ndërkohë që opozita po zhvillon protestën e vet para Parlamentit në emër të përballjes me trafikun e drogës, televizioni “Ora-Neës” ka kontaktuar me telefon kreun e komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko. I pyetur nga moderatori për pjesëmarrjen në protestën e PD-së, Aliko ka deklaruar ndër të tjera se: “Unë jam pjesë e protestës sepse jamë në strukturat e PD-së”.

Një akuzë shumë e rëndë për shërbimin sekret të Kosovës. “Koha Ditore” shkruan se NATO e vlerëson SHIK-un si një organizatë kriminale”

Postuar në 15 Maj, 2014 05:09

“Koha Ditore” ka publikuar sot një shkrim të gazetarit Vehbi Kajtazi, e që trajton temën delikate të punës së Shërbimit Informativ të Kosovës. Ai i referohet vlerësimeve të bëra nga shërbimet partnere, nga shërbimi i NATO-s, që konstatojnë se SHIK-u është një “organizatë e fuqishme kriminale e përfshirë në vrasje, shantazhe, sulme apo kontrabandë të drogës”. Është një akuzë shumë e rëndë, e cila do parë në dispozitivin e fakteve që sjell, por duhet shtuar se qasja në këtë formë në vetvete nuk përjashton edhe sfondin politik, pasi Kosova ka hyrë tanimë në fushatë elektorale.

Ndërpritet seanca. Vendoset për kërkesën e opozitës për diskutimin e trafikut të drogës

Postuar në 15 Maj, 2014 05:03

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka ndërprerë seancën plenare për të marrë në shqyrtim kërkesën e PD-së për të kaluar në seancë të jashtëzakonshme dhe për të mbajtur si rend dite çështjen e trafikut të dorgës. Meta ka sqaruar se termi seancë e jashtëzakonshme nuk ekziston, por ka vendosur që të marrë mendimin e Konferencës së Kryetarëve për këtë çështje.

Nis seanca plenare paralelisht me protestën e opozitës (përditësim)

Postuar në 15 Maj, 2014 04:13

Seanca e sotme plenare ka nisur e paraprirë nga një protestë e opozutës. Protestuesit janë tubuar para selisë së Partisë Demokratike dhe më pas i janë drejtuar selisë së Kuvendit të Shqipërisë. Policia ka marrë masat për çdo rast, ndërkohë që Majlinda Bregu ka bërë të ditur se protesta e sotme hap siparin e një vale protestash. Në seancë brenda, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka kërkuar seanca t’i kushtohet vetëm çështjes së drogës.

s.z  

Policia bllokon 2 tonë kanabis në Vlorë

Postuar në 15 Maj, 2014 03:35

Raportohet se sot në Vlorë janë bllokuar 2 tonë drogë, kanabis sativa, e destinuar për në Itali përmes rrugëve detare. Droga vinte nga Lazarati dhe është bllokuar nga policia  në orën 5.30 të mëngjesit të sotshëm në hyrje të qytetit të Vlorës. Bëhet e ditur se janë ndalur edhe dy shtetas, ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe disa të tjerë.

s.z 

A duhet të jetë emri i Ardian Klosit si çmim për publicistikën? Ndriçim Kulla mendon se në vend të tij duhet vënë Branko Merxhani

Postuar në 15 Maj, 2014 03:05

Ndriçim Kulla shkruan sot një artikull te “Panorama” që lidhet me çmimin “Ardian Klosi”, të promovuar në Festivalin e Librit dhe të Artit Pamor në Tiranë pak ditë më parë.

Eksperti suedez për ndarjen territoriale: “Për Tiranën një model do të ishte edhe Stokholmi”

Postuar në 15 Maj, 2014 02:44

Lars Erik Erikson, eksperti suedez i kontaktuar nga qeveria për çështjen e ndarjes territoriale-administrative ka dhënë një intervistë për gazetën “Shqip”. Ai është pyetur për temën në fjalë duke u përqendruar në dy çështje: një model i mundshëm për Tiranën si kryeqytet dhe për minoritetet. Për Tiranën, Erikson shikon si opsion edhe modelin e Stokholmit, që i transplantuar në Tiranë mundet edhe të sjellë shkrirjen e njësive  vendore që e rrethojnë atë me kryeqytetin.

Angjelin Preljocaj në “Prizëm”; një rrëfim i shkurtër për veten dhe projektet e së ardhmes me baletin e Tiranës

Postuar në 14 Maj, 2014 16:43

Angjelin Preljocaj, balerini dhe koreografi me origjinë shqiptare, por me banim në Francë ka dhënë sot një intervistë për Aleksandër Furxhiun në emisionin “Prizëm”. Preljocaj vjen në Shqipëri për herë të dytë, pas 20 vjetësh dhe ka përcjellë përshtypjet e veta për atë sesi e shikon vendin tonë aktualisht. “Është sikur të njohësh diçka që sapo e ke zbuluar”, tha Prelocaj. Ai ka folur për orgjinën e familjes nga Vermoshi, ikjen nga Shqipëria në vitin 1955 dhe vendosjen në Francë.

540 mijë euro për “Branding Albania” që do të promovojë identitetin shqiptar në botë. Kryetar komisioni, Bruno Vespa

Postuar në 14 Maj, 2014 13:13

Qeveria shqiptare ka miratuar sot një vendim buxhetin për realizimin e nismës “Branding Albania” e cila synon të promovojë identitetin e Shqipërisë në botë. Fondi i caktuar është 540 mijë euro dhe mbulon 1 vit transmetim me platformën multimediale të parashikuar sipas kësaj nisme përfshirë vlerën e kontratës me kompaninë fituese. Me më shumë interes është komisioni i ngritur për përzgjedhjen e kompanisë fituese. Kryetar i këtij komisioni do të jetë Bruno Vespa, për të vijuar me anëtarë si Ahmed Obaid Al Mansoori,  Christophe Ginisty, John Kester, Paavo  Pettai, Rana F.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme