Ndërpritet seanca. Vendoset për kërkesën e opozitës për diskutimin e trafikut të drogës

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka ndërprerë seancën plenare për të marrë në shqyrtim kërkesën e PD-së për të kaluar në seancë të jashtëzakonshme dhe për të mbajtur si rend dite çështjen e trafikut të dorgës. Meta ka sqaruar se termi seancë e jashtëzakonshme nuk ekziston, por ka vendosur që të marrë mendimin e Konferencës së Kryetarëve për këtë çështje. “Mendova që këtë çështje ta diskutojmë nesër në konferencën e kryetarëve, për këtë arsye pra, që nuk ekziston termi ‘seancë e jashtëzakonshme’, por vetëm ‘sesion i jashtëzakonshëm’.Por, meqë u ngrit me shqetësim kjo çështje mendoj të bëjmë dhjetë minuta pushim, të mbledhim konferencën e kryetarëve, ku grupi parlamentar i PD-së të shprehë qëndrimin e vet për këtë çështje, nga ana proceduriale”, ka thënë Meta. Ndërkohë, depuettë të PD-së kanë qenë jashtë sallës për të protestuar me qytetarët, ku edhe kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.
s.z
Comments
1-gje nuk po kuptoj une si

1-gje nuk po kuptoj une si qytetar i thjesht i vendit ne kete meselen e droges. Politikanet (deputetet dhe qeveria) po bejne rolin e gjyqsorit dhe po paguhen si politikan. Kush do e bej politiken ne Shqiperi? Ka 1 mijë dhe një halle ne shoqerine tone, ne vend qe te merren keta palaco njerez me llafe. Mire opozita qe e ka mendjen per te hedhur balte mbi qeverin se i shikon keto llafet si alternativ per te shmangur vemendjen tek ajo pak pune që po bëhet dhe ska ku te kapet ne vend tjeter, po qeveria pse nuk e ignoron dhe zgjeth hallet qe na kan mbytyr deri ne grykë.

Une votova qe te zgjidhen sa me shume probleme qe ekzistojne ne shoqerin tone dhe jo te degjoj te njejten muzik qe e kam degjuar nja 22 vite me radhe.

/Ksamil

Add new comment