Arkiv-Lajme
Presidenti Nishani tentoi të japë dorëheqjen dy herë, Berisha nuk e lejoi?
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka tentuar dy herë për të dhënë dorëheqjen disa kohë më parë. Por këto vendime të tij kanë qenë të revokueshme, por ato nuk janë realizuar dhe janë kthyer mbrapsht. Arsyet që Bujar Nishani ka paraqitur dy herë dorëheqjen nga posti i Presidentit kanë qënë arsye personale.
Një javë pas rrëzimit të avionit, shkarkohet Sokol Selfollari, kreu i antidrogës
Sokol Selfollari, kreu i Sektorit të Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit është shkarkuar nga detyra, për tu emëruar në një drejtori tjetër. Kështu publikon sot e përditshmja “Gazeta Shqiptare".
Ky shkarkim nga detyra mesa duke ka lidhje me ngjarjen e Divjakës, pasi një vendim i tillë nga ministri Sajmir Tahiri vjen vetëm një javë pas operacionit të policisë për rrëzimin e avionit në Divjakë, ku u gjetën 460 kg lëndë narkotike, e cila ende e pavërtetuar nga policia, dyshohet se do transportohej jashtë vendit.
Ethe listash në Kosovë, publikohen emrat e kandidatëve për deputetë
Në orët e fundit të ditës së premte, Kosova ndodhet në ethet e listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare.
Partitë kanë afat deri në mesnatë për të dorëzuar listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
Deri tani mediat në Kosovë kanë publikuar listën e LDK-së, AAK-së dhe partisë së Fatmir Limajt, listë që kryesohet nga ai dhe Jakup Krasniqi.
Gazeta “Zëri” ka publikuar dhe disa emra të listës së Vetëvendosjes (listë jo zyrtare).
LDK:
1. Isa Mustafa
2. Sabri Hamiti
3. Vjosa Osmani
4. Ismet Beqiri
5. Kujtim Shala
Aksidentohet deputeti i PD-së, Ardian Turku. Udhëtonte bashkë me familjen, nuk ka dëmtime serioze
Deputeti i Partisë Demokratike i qarkut Elbasan, Ardian Turku është përfshirë në një aksident automobilistik gjatë udhëtimit në rrugën Tiranë-Elbasan.
Nishani: Të më shkarkojnë? Nuk jam nga ata që trembem
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një intervistë për “Tv Klan”, shprehet se, propozimi i Spartak Brahos për nisjen e procedurës për shkarkimin e tij, i cilëson “thirrje revolucionare, të cilat ende janë si një përcjellje e reminishencave të një lloj deliri që shfaqej në vitet ’70-të”.
“Natyrisht, objektivi është i gabuar. Nëse do të isha nga ata njerëz që tremben, nuk do të kisha marrë përsipër prej kohësh përgjegjësi shtetërore dhe institucionale. Janë thirrje revolucionare që nuk meritojnë as vëmendje dhe as komente”, thotë Nishani.
“Strawberry Frog APCO”, kompania fituese që do kurojë imazhin e Shqipërisë në botë
“Strawberry Frog APCO” është kompania e njohur ndërkombëtare e cila do të kurojë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Juria ndërkombëtar ka shpallur këtë kompani sot si të denjë për këtë qëllim, me platformën më të mirë të paraqitur. “Strawberry Frog APCO” ka qendrën e saj në Nju York në SHBA.
Policia e Kosovës lajmëron hetim ndaj një portali online të dyshimtë, po rrezikohen qytetarët
Policia e Kosovës ka bërë një njoftim krejtësisht të ndryshëm këtë herë për mediat. Ajo njofton se ky institucion ka nisur një hetim intensive për një portal onlinë të dyshuar, i cili publikon shkrime të ndryshme, shkrime që ndikojnë negativisht tek personat që e ndjekin dhe opionin i gjerë.
Debat në Konferencën e Kryetarëve për Komisionin Hetimor të drogës.Braho: Kërkesa e PD, antikushtetuese
Mblidhet Konferenca e Kryetarëve në Kuvend për të shqyrtuar kërkesën e paraqitur nga grupi paralamentar i PS, për një Komision Hetimore të ri pranë Kuvendit në mënyrë që të verifikohen faktet dhe të dhënat për trafikun e drogës, përdorimin e hapësirës ajrore nga narkotrafikantët, rolin e funksionarëve publik dhe masat e marra nga organet e pushtetit ekzekutiv përballë këtyre fakteve në vijim të informacioneve zyrtare të përcjella nga strukturat përgjegjëse.
5 variantet e ndarjes territorial, Fino: Vendosim javën e ardhshme, opozita të bëhet pjesë
Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ka prezantuar para Komisionit të posaçëm të Reformës Territoriale dhe në prani të kryeministrit Rama e kryeparlamentarit Meta, pesë variantet e hartës së re administrative të Shqipërisë.
Varianti i parë i propozuar nga qeveria përcakton ndarjen e hartës në 30 njësi qeverisje vendore; varianti i dytë propozon ndarje në 39 njësi; varianti i tretë në 47 njësi, i katërti në 75 njësi vendore, ndërsa varianti i fundit propozon ndarjen në 63 njësi.
Miroslav Lajcak këshillon Bushatin: Mbani ritmin e reformave të nisura, Shqipëria e meriton statusin
Shqipëria e meriton statusin dhe ritmi i reformave nuk duhet të ndalet. Kjo ka qënë këshilla e Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovakisë, Miroslav Lajcak për Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Ata janë takuar në kuadër të konferencës ndërkombëtare për çështjet e sigurisë GLOBSEC 2014, që mbahet aktualisht në Bratislavë.