Arkiv-Lajme
Llalla: Po hetojmë ‘dosje të rëndësishme’, që mund të rezultojnë të suksesshme për integrimin në BE
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla nga tryeza e përbashkët me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për “Bashkëpunimi ndërinstitucional Polici- Prokurori”, tha se organi i akuzës ka në proces hetimi dosje mjaft të rëndësishme, të cilat nëse do të rezultonin të suksesshme do të ndryshonin të ardhmen europiane të vendit.
Llalla nuk dha detaje mbi dosjet konkrete që po hetohen, por njëherësh përmendi raste të suksesshme ndaj zyrtarëve të nivele të ndryshme, duke lënë të hapur mundësinë e përfshirjes së tyre edhe në këto “dosje sekrete”.
Arrestohet Komandanti i Logjistikës në FA, urdhëroi shkatërrimin e pronave ushtarake në Kuçovë
Syrja Gjoka, Komandanti i Brigadës Logjistike i Forcave të Armatosura, me gradë ushtarake “Gjeneral Brigade”, është arrestuar ditën e sotme. Ai akuzohet për abuzim me një fond prej 6 milionë lekësh të reja. Vendimi i arrestimit të tij është marrë nga Gjykata e rrethit gjyqësor Berat. Kjo gjykatë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg ndaj ushtarakut, ndërsa urdhër arresti është ekzekutuar sot më 16 maj 2014 nga ana e efektivëve të policisë ushtarake.
Hungaria kërkon heqjen e imunitetit për "spiunin rus"
Kryeprokurori i Hungarisë i ka dërguar një letër zyrtare Presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schulz ku i kërkon heqjen e imunitetit për eurodeputetin, Bela Kovacs.
Kërkesa për heqjen e imunitetit të eurodeputeti të partisë së djathtë ekstreme, Jobbik, bëhet për shkak se dyshohet se Kovacs është spiun rus.
Kovasc, i cili është kandidati i tretë në listën për zgjedhjet evropian, ka mohuar akuzën. Sipas sondazheve, partia Jobbik pritet të dalë e dytë në këto zgjedhje pas partisë Fidesc, të kryeministrit, Viktor Orban.
Socialistët marrin kreun e qarkut Korçë, dy këshilltarë kërcënohen me jetë
Kreu i Këshillit të Qarkut Korçë është shkarkuar pasi tre kryetarë komunash dhe këshilltar të Partisë Demokratike kalua në rradhët e Partisë Socialiste.
Aleksandër Frangaj hedh në gjyq Aida Shtinon për një faturë telefoni 8.8 milionë lekë
Aida Shtino, moderatorja e emisionit “Njerëz të Humbur” është paditir në Gjykatën e Tiranës nga pronari i televizionit “Klan”, Aleksandër Frangaj. Shkak i këtij konflikti është bërë një faturë telefoni prej 8.8 milionë lekë, e cila sipas Frangaj nuk është paguar nga ana e Aida Shtinos.
Në objektin e padisë thuhet: “Detyrimi i palës së paditur t’i paguaj paditësit shumën 841,869.53 lekë, për shkak të përdorimit të shërbimit telefonik celular të nr. 0694007xxx të dhënë nga punëdhënësi, pas zgjidhjes së marrëdhënies së punës”.
Veriu i Mitrovicës nuk do të votojë në 8 Qershor në Zgjedhjet Lokale
Veriu i Mitrovicës do të përjashtohet nga zgjedhjet lokale në Kosovë që do të zhvillohen në 8 qershor të këtij viti. Kështu ka vendosur Kuvendi Komunal i Mitrovicës. Mbledhja e zhvilluar ishte e gjatë dhe me dyer të mbyllura në të cilën këshilltarët e Kuvendit Komunal të Veriut të Mitrovicës kanë miratuar ndryshimet për statutin e komunës.
“MAPO”: Debatet e ditës/ Cinizëm dhe zero fantazi në politikë, PD dhe PS thjeshtë ndërruan portat
Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës që të heqë dorë nga veprimet kundër marrjes së statusit kandidat. Rama ka përsëritur në këtë mënyrë Berishën kryeministër që po ashtu akuzonte se protestat e opozitës dhe qëndrimet e saj si anti integrim, ndërsa nga ana tjetër opozita në një “kopjim” të metotave të Ramës në opozitë ka ngritur (mbështetur) çadrat e grevës para kryeministrisë. Politikës shqiptare duket se i ka shteruar fantazia edhe pse cinizmi e ironia e çadrave para kryeministrisë duket e përsosur.
Në ditën e fundit të pushtetit, Berisha firmos për paratë e “Podestës”
Ish-kryeministri, Sali Berisha njihet për pagesat e mëdha që bënte në llogari të kompanisë së lotimit “Podesta”, pasi me vendim të tij qeveria e drejtuar prej tij i ka paguar kompanisë amerikane miliona dollarë.
Avioni i Divjakës, "Panorama" shkruan për 3 automjete 'të larguara' dhe kërcënimin e një dëshmitari
Gazeta “Panorama” vazhdon të ketë si kryelajm “avionin e rrëzuar në Divjakë”, ku sot shkruan për kërcënimin e një dëshmitari. “Panorama” sjellë dhe një intervistë të këtij dëshmitari, i cili thotë se dy makina të tjera janë larguar nga vendngjarja.
100 milionë dollarë për uljen e përqindjes së kredive të këqija
Banka Botërore ka miratuar një hua prej 100 milionë dollarë për politikat e zhvillimit për Modernizimin e Sektorit Financiar të Republikës së Shqipërisë. “Huaja ka si synim të forcojë sistemin rregullator financiar dhe regjimin mbikëqyrës si dhe të zbusë cënueshmërinë e sektorit bankar dhe jobankar”, thuhet në njoftimin e BB-së.
BB sqaron se kjo është një hua e veçantë për politikat për zhvillim e cila lëvrohet me një këst të vetëm ndërsa Bankës Botërore do të mbështesë autoritetet në zbatimin e këtyre reformave.