Në ditën e fundit të pushtetit, Berisha firmos për paratë e “Podestës”

Postuar në 16 Maj, 2014 03:09

Ish-kryeministri, Sali Berisha njihet për pagesat e mëdha që bënte në llogari të kompanisë së lotimit “Podesta”, pasi me vendim të tij qeveria e drejtuar prej tij i ka paguar kompanisë amerikane miliona dollarë.

Pagesën e fundit, Beriaha e ka bërë një ditë para se të linte pushtetin. Ish-qeveria e djathtë i pagoi kompanisë lobuese “Podesta” 180 mijë dollarë për shërbime lobimi. Lajmi zbulohet nga sajti “Influence Explorer”, pjesë e Sunlight Foundation, burimi qendror i të dhënave për paratë dhe influencën në politikën amerikane.
Sipas dokumenteve të publikuara, pagesa prej 180 mijë dollarësh nga ish-qeveria shqiptare është kryer në datën 9 shtator 2013-të. Një ditë më vonë, presidenti, Bujar Nishani dekretoi qeverinë e re të majtë.

Pagesa prej 180 mijë dollarësh është vetëm njëri nga këstet, që ish-qeveria shqiptare ka paguar për lobim vitin e kaluar. Sipas “Influence Explorer”, në total për vitin 2013 shuma e paguar, nga muaji prill deri në shtator, ka qenë 560 mijë dollarë. Të gjitha janë përfituar nga grupi “Podesta”, kompania lobuese e Toni Podestës.
Pagesat e vitit të kaluar janë vazhdim i një historie, që ka nisur kohë më parë, në vitin 2007, kur u nënshkrua kontrata e parë e lobimit me kompaninë “Euro Ridge”, në pronësi të ish-sekretarit për Sigurinë e Brendshme në SHBA, Tom Ridge.
Që nga ajo kohë, kontratat për lobim dhe për kurimin e imazhit të qeverisë shqiptare në sallonet e politikës amerikane kanë vazhduar vit pas viti. Në 2009 del në skenë “Patton Boggs” dhe më vonë “Podesta”. Dy kompani që, sipas “Sunlight Foundation”, vetëm për periudhën 2011-2013 kanë marrë nga qeveria shqiptare rreth 2,4 milionë dollarë për shërbime lobimi.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=278034&ref=fp

S.S

Comments

Submitted by Big Brother and... (not verified) on

Pra...

Si duket, nuk mjaftoka Vepra e Ismail Kadarese, per njohjen e Shqiperise ne Bote!

Te Majtet e sotem, PS, LSI dhe PD madje, neglizhojne edhe rendesine e Veprave te Enver Hoxhes, perkthyer e

botuar ne po aq gjuhe te po kesaj bote te ngaterruar!

Shtypi i Mengjert kritikon Berishen, per Podesten, por ja qe edhe Rama ka dhene pothuaj po ate kuote,

te vitit te kaluar, jo per Podesten amerikan, por per Bruno Vespen, italian!

Diferenca e shperblimit, per me shume Dinjitet Shqiptar neper Bote, eshte vetem ca pak dollare, qe

duken shume si lireta!

Zor se gjendet ndonje dyshues objektiv, te vere ne dyshim praktiken amerikane dhe efektivitetin e saj

ne fatet shqiptare, por ka se paku nje njeri ne kete faqe dheu, qe mund te sugjeronte se keto para, ofruar

Vespes, mund t'i jepeshin bje fjala Ad Krastes!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.