Arrestohet Komandanti i Logjistikës në FA, urdhëroi shkatërrimin e pronave ushtarake në Kuçovë

Syrja Gjoka, Komandanti i Brigadës Logjistike i Forcave të Armatosura, me gradë ushtarake “Gjeneral Brigade”, është arrestuar ditën e sotme. Ai akuzohet për abuzim me një fond prej 6 milionë lekësh të reja. Vendimi i arrestimit të tij është marrë nga Gjykata e rrethit gjyqësor Berat. Kjo gjykatë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg ndaj ushtarakut, ndërsa urdhër arresti është ekzekutuar sot më 16 maj 2014 nga ana e efektivëve të policisë ushtarake. Syrja Gjoka gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e Komandandit të Repartit Ushtarak 3200, në Kucovë, ka nxjerrë urdhrin për shkatërrimin e të paktën 7 objekteve në pronësi të Forcave të Armatosura. Kjo sipas hetimeve është në kundërshtim me ligjin dhe pa miratim nga strukturat eprore. Nga hetimet rezulton se Syrja Gjoka, ka falsifikuar nënshkrimet e disa prej anëtarëve të komsionit të cilët ishin ngarkuar për përcaktimin e objekteve që do të prisheshin. Vlerësimi i bërë nga Ministria e Mbrojtjes rezulton se dëmi financiar nga këto veprime të kundraligjshme është në vlerën e afërsisht 6 milionë lekëve të reja.
http://www.oranews.tv/vendi/arrest-me-burg-gjeneral-brigade-...
S.S
Add new comment