Veriu i Mitrovicës nuk do të votojë në 8 Qershor në Zgjedhjet Lokale

Veriu i Mitrovicës do të përjashtohet nga zgjedhjet lokale në Kosovë që do të zhvillohen në 8 qershor të këtij viti. Kështu ka vendosur Kuvendi Komunal i Mitrovicës. Mbledhja e zhvilluar ishte e gjatë dhe me dyer të mbyllura në të cilën këshilltarët e Kuvendit Komunal të Veriut të Mitrovicës kanë miratuar ndryshimet për statutin e komunës.
Zëvendës kryetari i këtij Kuvendi, Emir Azemi, ka deklaruar për “Kosovapress” se pro këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve të statutit kanë votuar të gjithë këshilltarët e pranishëm, përkatësisht 16 këshilltarë, dhe në këtë mënyrë është shmangur mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në këtë komunë.
Në këto ndryshime përfshihen edhe komunat Zubin Potok, Zveqan dhe Leposaviq, ku janë shqyrtuar ndryshimet rreth statuteve të këtyre komunave. Këto ndryshime për komunat veriore të Mitrovicës janë bërë pas një kërkesë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në të cilën kërkohej harmonizimi i statuteve të tyre sipas ligjit të Vetëqeverisjes Lokale të Kosovës.
http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/ska-zgjedhje-te-reja...
S.S
Add new comment