Aleksandër Frangaj hedh në gjyq Aida Shtinon për një faturë telefoni 8.8 milionë lekë

Aida Shtino, moderatorja e emisionit “Njerëz të Humbur” është paditir në Gjykatën e Tiranës nga pronari i televizionit “Klan”, Aleksandër Frangaj. Shkak i këtij konflikti është bërë një faturë telefoni prej 8.8 milionë lekë, e cila sipas Frangaj nuk është paguar nga ana e Aida Shtinos.
Në objektin e padisë thuhet: “Detyrimi i palës së paditur t’i paguaj paditësit shumën 841,869.53 lekë, për shkak të përdorimit të shërbimit telefonik celular të nr. 0694007xxx të dhënë nga punëdhënësi, pas zgjidhjes së marrëdhënies së punës”.
Në bazë të padisë, kuptohet që Shtino ka përdorur numrin e punës në Tv Klan edhe pas largimit nga ky televizion.
http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/frangaj-hedh-n--gjyq-aida-shti...
S.S
Add new comment