Socialistët marrin kreun e qarkut Korçë, dy këshilltarë kërcënohen me jetë

Postuar në 16 Maj, 2014 05:40

Kreu i Këshillit të Qarkut Korçë është shkarkuar pasi tre kryetarë komunash dhe këshilltar të Partisë Demokratike kalua në rradhët e Partisë Socialiste.

Këshilli i Qarkut Korçë ka zgjedhur kreun e ri të këtij qarku, Irena Nikaj, pjesë e PS, me 36 vota. Zgjedhja e tij erdhi pas shkarkimit të ish-kreut demokrat, Landi Gasho me 37 vota.
Në votim nuk morën pjesë dy këshilltarët e komunës Miras, Alketa Zaçe dhe Arjan Hyska, të cilët janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi ndaj tyre dyshohet të ketë ardhur për shkak se më herët dy këshilltarët njoftuan kalimin e tyre krah të majtëve.
Lidhur me kërcënimin ndaj dy këshilltarëve ka reaguar edhe PS e qarkut Korçë sipas së cilës ndaj Zaçes dhe Hyskës janë bërë presione nga elementë të ndryshëm, ndërsa i ka bërë thirrje drejtësisë të zbardhë të vërtetën.
Ndërsa, deputeti i PD-së për qarkun Korçë, Edmond Spaho tha se, të zgjedhurit po blihen me mjete që i ofron pushteti. “Pas parave radha i ka ardhur ndryshimit të vullnetit. Për 3 vjet bllokuan integrimin e vendit, për shkak të ngërçit në Fier”, ka komentuar Spaho.

http://www.shqiptarja.com/home/1/kor---zgjidhet-kreu-i-ri-i-k-shillit-t-...

S.S

Comments

Submitted by Billy (not verified) on

<p>&nbsp; Ngercin ne Fier e dine fieraket kush e krijoi. Blerja e keshilltareve nga ana e PD-se. Ngerci i Fierit u zgjidh lehte dhe thjeshte sapo ra Sala nga fiku. E majta e mori Fierin, sic i takonte. &nbsp;Sala per Fierin, humbi Europen &nbsp;dhe pushtetin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.