Arkiv-Lajme

Zv.Ministrja e Brendshme: Droga e kapur në Gjermani, operacioni i 7 muajve më parë

Postuar në 17 Maj, 2014 09:27

Të tjera sasi lëndësh narkotike janë kapur nga institucionet policore shqiptare. Këtë lajmë e ka bërë të ditur zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea në një komunikatë për mediat ku shpjegon se lajmi për kapjen e një sasie prej 5.6 tonë marijuanë në Gjermani bën fjalë për një operacion të 7 muajve më parë.

Rama: Program i posaçëm për pastrimin e plazheve, jo më banjo dielli mes plehrave

Postuar në 17 Maj, 2014 09:15

 “Nisi programi i posaçëm i sezonit të parë turistik pa plehra në plazhe, pas kaq vitesh banjo dielli mes plehrave. Forcë speciale në çdo plazh”, kështu shkruan sot Kryeministri Rama në një postim në “Facebook”. Sipas Kryeministrit Edi Rama ka nisur një program i posaçëm për pastrimin e plazheve. Forcat e ushtrisë janë përfshirë në një tjetër aksion për pastrimn e vijave bregdetare.

Shkup, shqiptarët protestojnë kundër dhunës ndaj tyre, institucionet heshtin

Postuar në 17 Maj, 2014 08:14

Qindra shqiptarë kanë protestuar sot në Shkup kundër dhunës që ushtrohet ndaj tyre nga popullsia tjetër e Maqedonisë. Me motoon “Stop Dhunës ndaj shqiptarëve" në mbrojtje të familjes shqiptare në Radishan të Shkupit, protestuesit marshuan nga sheshi “Skënderbe” drejt godinave qeveritare dhe Parlamentit maqedonas.

Të ardhurat tatimore-doganore të 4-mujorit rreth 1 miliard dollarë

Postuar në 17 Maj, 2014 07:58

Të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat tatimore-doganore qendrore (jo ato lokale), ku përfshihen të ardhurat nga tatimet, taksat dhe sigurimet shoqërore e shëndetsore, arritën vlerën rreth 1 miliard dollarë gjatë 4-mujorit të parë të vitit. Kjo shumë është rreth 110 milionë dollarë (12%) më e madhe se një vit më parë dhe 18 milionë dollarë (2%) më e madhe se parashikimi.

Rritja më e madhe në vlerë ka qenë nga TVSH-ja, e cila ishte 72 milionë dollarë më shumë se një vit më parë dhe 52 milion më shumë se parashikimi.

Re.Pu.

Ndahet nga jeta Viktor Suhodrev, përkthyesi i tre dekadave, "zëri anglez" i Hurshovit dhe Gorbaçovit

Postuar në 17 Maj, 2014 07:56

Ndahet nga jeta në moshën 81 vjeçare Viktor Suhodrev , përkthyesi legjendar i cili ka qënë më shumë se tri dekada ”zëri anglez” i udhëheqësve sovjetikë, i Nikita Hrushovit dhe Mihail Gorbaçovit.  Viktor Suhodrev ka qënë i pranishëm në të gjitha samitet e Luftës së Ftohtë.

A po e nxit Serbia ekstremizëm islamik në Kosovë? Mediet në Kosovë shkruajnë për ndikimin e shërbimeve të fshehta

Postuar në 17 Maj, 2014 07:53

Sipas medieve në Kosovë shërbimi i fshehtë i Serbisë është duke vepruar në Kosovë duke tentuar të nxisë radikalizmin. Gazeta Ora shkruan se, zgjidhen oratore të suksesshëm shqiptarë të cilë punojnë për interesa të Serbisë, duke ngritur tensionet ndërfetare, dhe duke krijuar ekstremizmin islamik.

Në vitin 2007 serbi Milutin Jovanoviç me direktiva nga qeveria e Serbisë, bleu dhe hapi faqen “botaIslame.com”. Që nga 2007 ky website publikon lajme në gjuhën shqipe dhe bën thirrje për ekstremizëm islamik.

Opozita sërisht protestë më 23 maj për largimin e qeverisë "Rama"

Postuar në 17 Maj, 2014 06:16

Opozita paralajmëron për protesta të tjera. Lideri i opozitës Lulzim Basha ka lajmëruar protesta të dytë ditën e premte për të kërkuar largimin e kryeministrit dhe qeverisë "Rama". Kjo protestë do të pasojë atë të ditës së enjte kundër trafikut të drogës që u zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë. Lulzim Basha ka bërë një mbledhje të strukturave të Partisë Demokratike ditën e sotme për të bërë të ditura detajet e protestës së 23 Majit.

Referendum për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën

Postuar në 17 Maj, 2014 04:57

Krahasimi i Kosovës me rastin e Krimesë nga ana e presidentit rus, Vladimir Putin ka nxitur shqiptarët e Luginës së Preshevës që t’i japin të drejtë vetes për mbajtjen e një referendumi për bashkimin me Kosovën.

Propozimi më i fundit është bërë nga Fronti i Bashkimit Kombëtar Shqiptar. Kreu i saj, Gafurr Adili është shprehur se, “Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) rënkon ende nën sundimin dhe kolonizmin e Serbisë, ku shfaqet shpërngulja e heshtur e shqiptarëve për shkak të dhunës fizike dhe psiqike të ushtrisë serbe”.

Refuzohet kërkesa e myslimanëve për të protestuar krah manifestit të LGTB-në

Postuar në 17 Maj, 2014 04:39

Myslimanët kanë kërkuar që më 17 maj të përsërisin të njëjtën gjë që bënë një vit më parë, duke protestuar krah manifestit të homoseksualëve.

Policia e Tiranës ka refuzuar kërkesën e Forumit Mysliman të Shqipërisë për të organizuar një tubim në Ditën Kundër Homofobisë. Shkak për refuzimin është bërë parada e komunitetit LGBT (lesbike, gay, biseksual, transgjinor), e cila është parashikuar për t'u zhvilluar po në datën 17 maj.

Blushi: KMSH është i iluminuar, radikale janë qarqet e arabizuara

Postuar në 17 Maj, 2014 04:13

Ben Blushi në fjalimin e mbajtur në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër gjatë prezantimit të librit të tij “Hëna e Shqipërisë”, ka folur për radikalizimin e një pjesë të besimtarëve myslimanë.

Blushi thotë se nuk duhet të ketë gjykim në kolektiv lidhur me radikalizimin e myslimanëve, pasi ai e ka për qarqe të veçanta.
 

Fjala e Blushit:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme