Refuzohet kërkesa e myslimanëve për të protestuar krah manifestit të LGTB-në

Postuar në 17 Maj, 2014 04:39

Myslimanët kanë kërkuar që më 17 maj të përsërisin të njëjtën gjë që bënë një vit më parë, duke protestuar krah manifestit të homoseksualëve.

Policia e Tiranës ka refuzuar kërkesën e Forumit Mysliman të Shqipërisë për të organizuar një tubim në Ditën Kundër Homofobisë. Shkak për refuzimin është bërë parada e komunitetit LGBT (lesbike, gay, biseksual, transgjinor), e cila është parashikuar për t'u zhvilluar po në datën 17 maj.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë argumenton vendimin e saj, duke arsyetuar se të dyja organizimet janë planifikuar në të njëjtin vend e orë, e për këtë arsye, kjo e dyta nuk mund të zhvillohet.

“Duke pasur parasysh se në datën 17.05.2014 shërbimet policore janë të angazhuara për sigurimin e aktiviteteve të tjera të planifikuara më parë, nuk mund t'ju garantojmë masat e sigurisë për zhvillimin e tubimit në datën e caktuar, duke ju sugjeruar zhvillimin dhe garantimin e masave të sigurisë në një datë tjetër".

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.