Rama: Program i posaçëm për pastrimin e plazheve, jo më banjo dielli mes plehrave

Postuar në 17 Maj, 2014 09:15

 “Nisi programi i posaçëm i sezonit të parë turistik pa plehra në plazhe, pas kaq vitesh banjo dielli mes plehrave. Forcë speciale në çdo plazh”, kështu shkruan sot Kryeministri Rama në një postim në “Facebook”. Sipas Kryeministrit Edi Rama ka nisur një program i posaçëm për pastrimin e plazheve. Forcat e ushtrisë janë përfshirë në një tjetër aksion për pastrimn e vijave bregdetare.

Aksioni ka filluar mëngjesin e sotëm dhe është përqëndruar kryesisht në plazhet e Durrësit, Golemit, Shëngjinit dhe Velipojës, për pastrimin e mbeturinave të hedhura në këto zona bregdetare.  Në këtë aksion janë angazhuar afërisht 1500 forca ushtarake. Edhe më parë forcat e ushtrisë kanë kryer aksione në zona të ndryshme të vendit për pastrimin e tyre nga mbeturinat, jo vetëm në plazhe por edhe rrugë kombëtare e zona turistike. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.