Presidenti Nishani tentoi të japë dorëheqjen dy herë, Berisha nuk e lejoi?

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka tentuar dy herë për të dhënë dorëheqjen disa kohë më parë. Por këto vendime të tij kanë qenë të revokueshme, por ato nuk janë realizuar dhe janë kthyer mbrapsht. Arsyet që Bujar Nishani ka paraqitur dy herë dorëheqjen nga posti i Presidentit kanë qënë arsye personale.
Nuk është përmendur shëndeti i Presidentit, por mesa duket tensioni i madh mes mazhorancës qeverisëse, përplasjes së institutcionit të Presidentit dhe Ministrisë së Mbrotjes ka pasuar me këtë vendim të tij. “Shqiptaraja.com”, ka publikuar këtë lajm sot për lexuesit e saj duke u bazuar në burimet e saj duke sqarua se rasti i parë i dorëheqjes ishtë në muajin shkurt dhe rasti i dytë kur Nishani ka tentuar të japë dorëheqjen ka qënë muaji mars, teksa tensioni mes mazhorancës dhe numrit një të shtetit ka qënë në nivelin më të lartë, ku reforma në drejtësi është cilësuar dhe nga BE, përmes zyrtarëve të lartë dhe nga komisioneri Fyle si pengesa kryesore për marrjen e statusit të kandidatit.
Kthesa për të mos e dhënë dorëheqjen ishte pikërisht kur ndodhen përplasjet me ministrinë e Mbrojtjes, sidomos pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe debati për largimin e Gërvenit nga NATO, e vijuar më pas me përplasje të tjera për kreun SHISH, atë të ILDKP, për kompetencat e Presidentit.
Sipas “Shqiptarja.com”, ka qënë ish-kryeministri Sali Berisha ai që ka penguar dorëheqjen e Bujar Nishanit nga kreu i shtetit për të dyja rastet me argument balancimin e pushteteve e mbrojtjen e institucioneve të pavarura pasi nga Presidenti varen KLD dhe gjithë gjyqësori deri te Kushtetuesja, kreu i SHISH, Prokurori i Përgjithshëm, Ushtria, ku përmes autoritetit apo dhe bllokimit ushtron ndikimin e tij, duke i dhënë dimension pushteti opozitës së djathtë. Dhe për të pasur në dorë këtë mekanizëm, Berisha mësohet se nuk e ka lejuar dorëheqjen e Nishanit.
http://www.shqiptarja.com/home/1/nishani-dy-her--gati-t--jep...
S.S
Comments
as per te bere doreheqjen nuk
<p>as per te bere doreheqjen nuk behet dot burre ky? te rrofshin mustaqet o president kukull</p><p>brez pas brezi do kujtohesh eunuk i sali beut</p>
Add new comment