Shkup, shqiptarët protestojnë kundër dhunës ndaj tyre, institucionet heshtin

Postuar në 17 Maj, 2014 08:14

Qindra shqiptarë kanë protestuar sot në Shkup kundër dhunës që ushtrohet ndaj tyre nga popullsia tjetër e Maqedonisë. Me motoon “Stop Dhunës ndaj shqiptarëve" në mbrojtje të familjes shqiptare në Radishan të Shkupit, protestuesit marshuan nga sheshi “Skënderbe” drejt godinave qeveritare dhe Parlamentit maqedonas.

Protesta u organizua nga Forumi për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (IGFM) dhe shoqatat studentore. Në protestë ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Strugës Ziadin Sela. Protesta u shoqërua nga forcat e policisë me mjete të blinduara për të parandaluar çdo tensionim të mëtejshëm të situatës.

"Gjendja e shqiptarëve më Maqedoni është shumë më e vështirë se sa paraqitet nga disa 'trima' dhe patriotë shqiptarë politikan që kanë zënë kolltuqet dhe nuk ju intereson asgjë për shqipztarët. Me këtë dëshirojmë të tregojmë se shqiptarët përkrahin protestën dhe jemi të bashkuar për ta ndaluar dhunën jo vetëm në Radishan por kah mos ku ka familje shqiptare" theksoi Idriz Sinani nga IGFM.  

Ndërsa kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela theksoi se në këtë situatë çdokush duhet të mbajë armë dhe të vetëmbrohet, pasi shteti nuk i mbron dot qytetarët e saj.  "Pragu i shtëpisë është i shenjtë për shqiptarët, ata duhet ta mbrojnë atë. Pushteti duhet tu sigurojë të drejtat themelore njerëzore banorëve të saj, nëse këtë shteti nuk e bën atëherë duhet të reagojë populli vetë në këtë mënyrë.”, ka thënë kryetari Sela.  

 

http://ina-online.net/maqedoni/42802.html

 

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.