Arkiv-Lajme
Libia, fushë-betejë arabe mes Katarit dhe Sauditëve. Të parët mbështesin islamikët, të dytët ushtarakët
Siç njofton Deutsche Welle, konfuzioni dhe kriza në Libi, ku grupe rebelësh islamikë dhe forca ushtarake luftojnë kundër njëri-tjetrit, ushqehet nga aleancat dhe rreshtimet në vendet e Gjirit Persik. Koloneli Khalifa Fernana, i cili e paraqiti veten si zëdhënësin e ushtrisë së rregullt të vendit dhe aleat të milicëve të revolucionit, vuri në dukje, se Kongresi Kombëtar është pezulluar: "Ne shpallim si të përfunduar çdo aktivitet të parlamentit të përkohshëm si organ legjislativ.
Inspektoriati i Pasurive “njofton” hetimin e gjerë të gjyqësorit. Fushatë apo më në fund, seriozisht?
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në një njoftim zyrtar bën me dije se ka filluar kontrollin e plotë, rikontrollin dhe hetimin administrativ për të gjithë gjyqtarët pranë gjykatave të shkallës së parë dhe atyre të apelit.
UNICEF, studimi: 2527 fëmijë shqiptarë shfrytëzohen për lypje, “eksport” edhe në Kosovë
Rreth 2527 fëmijë shqiptarë të moshës deri në 18 vjeç shfrytëzohen për lypje apo punë të tjera të rënda. Të dhënat janë nxjerrë nga një studim i UNICEF-it dhe Save dhe Children publikuar sot në Tiranë, për fëmijët në situatë rruge. Sipas studimit në fjalë mbi një e treta (1/3) e fëmijëve në situatë rruge janë në rrezik trafikimi dhe vetëm kohëve të fundit Mekanizmit Kombëtar të Referimit mbi Anti-Trafikimin i janë referuar mbi 31 raste të trafikimit të fëmijëve; përfshirë shfrytëzimin seksual dhe lypjen në Shqipëri dhe në Kosovë.
Edhe Twitter “hyn” në krizën ukrainase, bllokon llogarinë ultranacionaliste
Situata e komplikuar e Ukrainës ka futur në lojë edhe rrjetin social Twitter, që ka bllokuar llogarinë e grupit ultranacionalist të Ukrainës Sektori i Djathtë në Rusi. Kushdo që ka bërë përpjekje të hyjë sot në llogarinë @PravyjSektorRus në Twitter është përballur me përshkrimin: Kjo llogari është e bllokuar në Rusi.
A1 Report zbardh sms-të e Gjikës me vartësen gjatë seancës gjyqësore
Një komunikim “i ngrohtë dhe miqësor” në distancë me sms mes kreut të Bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika dhe vartëses së tij, Drejtoreshës Juridike Anila Cukani, ka “spiunuar” A1 Report. Edhe pse fizikisht nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme ndaj tij në Gjykatën e Tiranës, ku akuzohet për falsifikim të dokumentave, Gjika është interesuar hap pas hapi se si ka shkuar procesi ku kanë dëshmuar veç Cukanit, edhe Drejtori i Infrastrukturës Ardian Musta. Kamerat e televizionit kanë kapur në fakt, sms-të që i vinin Cukanit nga nr. i Gjikës. Ky i shkruan juristes:
Valë hashashi shqiptar, kamioni me 7 kuintalë kapet në Greqi pas 9 kuintalëve në Itali
Kuintalët dhe tonët e sasive me kanabis sativa të nisura nga Shqipëria nuk kanë të mbaruar. Rreth 700 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar nga policia greke në Selanik. Sipas policisë greke, lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e sipërme të një kamioni frigorifer i cili kishte kaluar një ditë më parë në pikën kufitare të Kapshticës.
Rama para deputetëve: Statusi është shumë afër; së shpejti reforma reale në drejtësi
Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së i ka shërbyer kryeministrit Edi Rama për të përcjellë mesazhin entuziast për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE muajin e ardhshëm, e njëherë të shigjetojë opozitën për deklaratat e kohëve të fundit ndaj qeverisë dhe atij si person. “Kemi arsye të forta të besojmë se kurrë s’kemi qenë më pranë këtij objektivi strategjik. E pa mundur dukej para shtatorit nxjerrja e Shqipërisë nga një izolim faktik ndërkombëtar.
Zgjedhjet lokale greke, shumë balotazhe. Por Syriza kryeson dhe pritet një kthesë radikale
Edhe pse fati i zgjedhjeve lokale greke do të vendoset të dielën që vjen, në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve që do të bëhen bashkë me ato për në Parlamentin Evropian, shtypi i Athinës flet për një ngritje të qartë të opozitarëve të majtë të Syriza-s. Greqia duket se po shkon drejt një ndryshimi radikal të pushtetit, ku Syriza tejkalon dy dy partitë që kanë drejtuar prej vitesh me rotacion vendin, konservatorëve të Demokracisë së Re dhe socialistëve të PASOK-ut.
Balili reagon ndaj Ristanit: Më ofroi para kesh për të blerë vota më 22 qershor
Akuza e deputetit të PD-së Arben Ristani ndaj Klement Balilit, drejtor rajonal i transportit rrugor në Sarandë, se ka qenë i dënuar, kanë marrë përgjigje në një intervistë për gazetën Dita, nga vetë Balili. Sigurisht, reagimi më interesant nga kjo intervistë është akuza e Balilit (që mohon kategorikisht të ketë kartelë penale të ndotur) ndaj Ristanit: Si kandidat për deputet në zonë, Ristani i paskësh ofruar Balilit para në dorë për të blerë vota në favor të PD-së. “Na ofroi 10 mijë euro vetëm për 200 vota në Kalasë.
Pranga “shëruesit të kancerit”, mashtronte pacientë me shuma të konsiderueshme. Lista me 145 “viktima”
Një listë me 145 emra ka gjetur policia në shtëpinë e “mjekut të kancerit” Avni Lipe, i arrestuar pas kallëzimit në polici të një gruaje nga Kukësi. Gruaja, e cila kishte kaluar javë të tëra ankthi, u përplas në dyert e policisë vetëm pasi zbuloi se nuk rrezikonte vërtet jetën, njofton Mapo. Lipe ofronte metoda “alternative” popullore që gjoja kishin patur sukses dhe lista e emrave konsiderohen si viktima potenciale të tij.