Valë hashashi shqiptar, kamioni me 7 kuintalë kapet në Greqi pas 9 kuintalëve në Itali

Postuar në 19 Maj, 2014 07:56

Kuintalët dhe tonët e sasive me kanabis sativa të nisura nga Shqipëria nuk kanë të mbaruar. Rreth 700 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar nga policia greke në Selanik. Sipas policisë greke, lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e sipërme të një kamioni frigorifer i cili kishte kaluar një ditë më parë në pikën kufitare të Kapshticës.

Në vazhdim, kamioni u ngarkua me fruta në Follorinë dhe kishte destinacion Gjermaninë. Për fshehjen e gjurmëve, trafikantët e kishin paketuar lëndën narkotike me shtresë të posaçme izoluese prej alumini, madje kishin marrë dhe masat që droga të ruante edhe lagështirën e duhur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kamioni si dhe për dy drejtuesit e tij, një shtetas shqiptar 41 vjeçar dhe një grek 54-vjeçar, u dha masa e arrestit burg pa afat. Ndërkaq, tre ditë më parë, policia italiane sekuestroi 900 kg kanabis në një garazh të Fiumiçinos të fshehura brenda një makine.
a.k

Comments

Submitted by Boni (not verified) on

<p>Epo kanabis i prodhuar ne kohen e Saliut e Bashes po tenton te iki me te gjitha menyrat. Ndersa ajo kapet, te dy keta vene ulerimen dhe kerkojne qe populli t&#39;i ndihmoje te kapercejne kete &quot;hall te madh&quot; qe i ka zene me kete qeveri e sidomos me Ramen, qe ne vend te behen bashkepunetore po i kapin si lepuri ne cark, brenda e jashte Shqiperise. Shume te &quot;poshter&quot; keta qeveriatret e sotem!?</p>

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Boni,</p><p>Problemi eshte se kanabisi nuk eshte kapur nga policia e Tahirit por nga ajo greke e ky nuk mund te quhet sukses i qeverise Rama.&nbsp;</p><p>Te njejtat akuza qe ti ben per kohen e Berishes mund te behen edhe per Rilindesit aq me teper qe nga drejtuesit e policise se rilindjes eshte thene solemnisht qe ne Lazarat nuk ka kanabis.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.