Balili reagon ndaj Ristanit: Më ofroi para kesh për të blerë vota më 22 qershor

Akuza e deputetit të PD-së Arben Ristani ndaj Klement Balilit, drejtor rajonal i transportit rrugor në Sarandë, se ka qenë i dënuar, kanë marrë përgjigje në një intervistë për gazetën Dita, nga vetë Balili. Sigurisht, reagimi më interesant nga kjo intervistë është akuza e Balilit (që mohon kategorikisht të ketë kartelë penale të ndotur) ndaj Ristanit: Si kandidat për deputet në zonë, Ristani i paskësh ofruar Balilit para në dorë për të blerë vota në favor të PD-së. “Na ofroi 10 mijë euro vetëm për 200 vota në Kalasë. Dua një mijë karta identiteti që të votojnë për PD-në në Delvinë, Stjar, Bajkaj e fshatra të tjera të zonës së Rrëzomës. Po më siguruat 1000 vota hapni gojën se sa para doni dhe unë do t’ua jap në vend. Ja ky është Ristani. Me sa duket, Ristanit i ka ngelur kunjë që ne nuk u bëmë ortakë me të në një pazar të fëlliqur politik dhe moral, ndaj dhe hidhet e sulmon duke bërë akuza të rreme për të mashtruar opinionin”, thotë Balili.
Për më shumë, në linkun: http://gazetadita.al/ristani-rama-u-ka-dorezuar-trafikanteve-zyrat-e-shtetit/
a.k
Comments
Po c'merreni me Balile e

Po c'merreni me Balile e Ristaner. Te dy trafikante jane. Kane qene ne pushtet bashke para 23 qershorit. LSI hesapi. Njiheshin mire prandaj Ristani i ofroj para per te blere vota. Pse Ristani nuk i ofroi para nje anetari te PS? Sepse e dinte pergjigjen e tij. Le qe nuk i afrohej dot as per muhabet nje socialisti.

Ndersa me nje te LSI, eshte e sigurte se pazare te tilla behen. Rama duhet ta shkarkoje menjehere kete Bandillin.

Po pra, Clement, ate thoshte

Po pra, Clement,

ate thoshte edhe Ristani i PD-se,

qe ti e kishe pazarin me te larte se te ofruan ata!

Secili gjen te vetin, or mik...shyqyr qe arriti kjo dite!

Edhe mua me ofroi 50 mije,por

Edhe mua me ofroi 50 mije,por nuk pranove.

Ne tavoiline ishte Taku dhe Daku.

Add new comment