A1 Report zbardh sms-të e Gjikës me vartësen gjatë seancës gjyqësore

Një komunikim “i ngrohtë dhe miqësor” në distancë me sms mes kreut të Bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika dhe vartëses së tij, Drejtoreshës Juridike Anila Cukani, ka “spiunuar” A1 Report. Edhe pse fizikisht nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme ndaj tij në Gjykatën e Tiranës, ku akuzohet për falsifikim të dokumentave, Gjika është interesuar hap pas hapi se si ka shkuar procesi ku kanë dëshmuar veç Cukanit, edhe Drejtori i Infrastrukturës Ardian Musta. Kamerat e televizionit kanë kapur në fakt, sms-të që i vinin Cukanit nga nr. i Gjikës. Ky i shkruan juristes:
-Hë, Si vajte?
Cukani përgjigjet:
-Pyetje-përgjigjet si në prokurori.
Teksa i referohet prokurorëve, Cukani shkruan:
-Normal. Nuk u hapën më tej.
Gjika:
-Ja e hoqe qafe.
Ndërsa me shenjat e buzëqeshjes Cukani përgjigjet: Po ty s’po të heq! Qafe :)
Gjika interesohet nëse ajo është pyetur nga avokatët mbrojtës duke shkruar: Po avokatët të pyetën?
Cukani përgjigjet: Av.Jo.
A zbulon diçka që “nuk shkon” ky komunikim? Zor ta thuash. Por sigurisht qetësimi që kryetari i bën vartëses në stilin e “heqjes qafe” të një rutine të bezdishme që duhej kryer, bie në sy.
Më tepër në: http://www.shqiptarja.com/home/1/gjika-ndjek-gjyqin-e-tij-me-sms--a1-report-zbardh-mesazhet-215375.html
a.k
Add new comment