UNICEF, studimi: 2527 fëmijë shqiptarë shfrytëzohen për lypje, “eksport” edhe në Kosovë

Postuar në 19 Maj, 2014 11:44

Rreth 2527 fëmijë shqiptarë të moshës deri në 18 vjeç shfrytëzohen për lypje apo punë të tjera të rënda. Të dhënat janë nxjerrë nga një studim i UNICEF-it dhe Save dhe Children publikuar sot në Tiranë, për fëmijët në situatë rruge. Sipas studimit në fjalë mbi një e treta (1/3) e fëmijëve në situatë rruge janë në rrezik trafikimi dhe vetëm kohëve të fundit Mekanizmit Kombëtar të Referimit mbi Anti-Trafikimin i janë referuar mbi 31 raste të trafikimit të fëmijëve; përfshirë shfrytëzimin seksual dhe lypjen në Shqipëri dhe në Kosovë. Shoqatat që janë marrë me studimin në fjalë tregojnë se ka edhe shumë familje dhe fëmijë shqiptarë që kanë shkuar në Kosovë për të lypur. Sipas Zini Kores, përfaqësues i shoqatës ARSIS që ka kontribuar në këtë studim, fenomeni i shfrytëzimit të fëmijëve është i njëjtë në të gjitha vendet e rajonit dhe se përmasat janë më të mëdha se sa shifrat zyrtare.

a.k

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.