Arkiv-Lajme

Analiza e Censusit 2011, kryeministri: “Statistikat janë sytë e shtetit”. Një shifër për pensionet: “430 milionë dollarë defiçit vetëm vitin e kaluar”

Postuar në 21 Maj, 2014 05:11

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në një takim për analizën e të dhënave të Censusit 2011 për rëndësinë e statistikës. Ndonëse është një temë që përgjithësisht shoqërohet me indiferencë, statistika po zë përherë e më shumë vend në referimin e politikave,  në projektim, por dhe në perceptimin sa më të qartë të perspektivës. Në këtë kadër Rama, i ka cilësuar shifrat, pra të dhënat si një të mirë publike.

Një “profeci” e Sollzhenicinit për krizën në Ukrainë

Postuar në 21 Maj, 2014 04:09

“Russia beyond the headlines” shkruan për krizën ukrainse, por nga një këndvështrim disi më përfshirës. Ajo ka sjellë citime dhe fragmente të shkrimeve të ndryshme të shkrimtarit të njohur Aleksandër Sollzhenicin, të cilat në dritën e zhvillimeve të sotme, duken si profeci të realizuara 100%. Madje edhe në “Arkipelagun Gulag”, shkruar në vitin 1968, publikuar më 1974, Sollzhenicin parandjen konfliktin teksa pikas në bashkëvuajtësit ukrainas një mllef dhe dhimbje të madhe.

Një apel publik kryeministrit për të ndërtuar një muze me pikturat e Lin Delisë

Postuar në 21 Maj, 2014 03:39

Agron Gjekmarkaj shkruan sot te “Panorama” për piktorin Lin Delija. Dhe i drejtohet për këtë kryeministrit të vendit Edi Rama. Pasi bën një prezantim të shkurtër të veprës dhe autoritetit të Delisë si artist, Gjekmarkaj del në temë, teksa i kërkon Edi Ramës që të mundësojë një muze për të ekspozuar 104 piktura dhe grafika të Lin Delisë, të cilat janë dhuruar nga donatorë italianë pikërisht me këtë qëllim. “Kjo është një mundësi konkrete për të themeluar politikën kulturore të kthimit në shtëpi të shqiptarëve europianë”, shkruan Gjekmarkaj në apelin drejtuar Edi Ramës.

s.z 

“Koha Ditore”: Universiteti i Tiranës nderon me çmimin “Doctor Honoris Causa” Fatmir Limajn

Postuar në 21 Maj, 2014 03:15

“Koha Ditore” njofton se sot në sallën e Senatit të Universitetit të Tiranës do t’i jepet çmimi “Doctor Honoris Causa” Fatmir Limajt. “Koha Ditore” e jep lajmin në mënrë domethënëse shumë shkurt duke zbardhur edhe motvacionin. Që është: “Për kontribut të veçantë për çështjen kombëtare dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, si dhe forcimin e institucioneve dhe respektimin e shtetit të së drejtës, si garanci për të ardhmen e vendit”.

Tryezë për gjuhën – depërtimi i fjalëve dhe strukturave të huaja sintaksore dhe diskutim për dialektet e shqipes

Postuar në 21 Maj, 2014 02:56

Gazetarja e gazetës “Shqip”, Alda Bardhyli, ka shkruar sot një artikull të zgjeruar mbi temën e gjuhës, bazuar kryesisht në tryezën e organizuar dje nga Organizata Rinore RIAS. Dialektologjia e shqipes, marrëdhëniet e dialekteve me standardin, ishte tema kryesore që është rrahur në takimin e mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës. “A i përjashtoi Kongresi i Drejtshkrimit dialektet?”, shtron pyetjen Bardhyli.

Reforma territoriale me ndikim në procesin zgjedhor. Ish-kreu i KQZ-së Kume mendon se gjithsesi nuk bëhet fjalë për përmbysje rezultatesh

Postuar në 21 Maj, 2014 02:30

Kristaq Kume, ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dhënë një intervistë për gazetën “Shekulli” në të cilën ka folur kryesisht për ndikimin që pritet të ketë reforma administrative në procesin elektoral. Ndonëse ministri i linjës, Bledi Çuçi ka deklaruar se do të bëhet gjithçka për të ulur ndikimin e saj në procesin e zgjedhjeve, për Kumen këto dy hallka janë të lidhura. Reduktimi i numrit të njësive dhe zgjerimi i njësive aktuale ndërton një dinamikë të re elektorale për Kumen.

Basha në “Tonight”: Nuk kërkojmë vetëm largimin e Ramës. Me largimin e tij, ikën edhe kabineti qeveritar!

Postuar në 20 Maj, 2014 15:34

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka sqaruar në “Tonight” pikëpyetjet mbi kërkesën e opozitës për largimin e kryeministrit, për të cilën janë ndërmarrë edhe protesta popullore. E pyetur në mënyrë direkte nga Ilva Tare, Basha ka sqaruar se kërkesa për largimin e kryeministrit nuk nënkupton vetëm zëvëndësimin e Ramës me një kryeministër tjetër nga e majta por nënkupton largimin e tij dhe të kabinetit qeveritar.

“Edi Rama dhe qeveria duhet të largohen” tha Basha duke sqaruar pikëpyetjet e ngritura për kërkesën që nuk shoqërohet me idenë për zgjedhje të parakohshme.

k.k

Paralajmërohet një mbrëmje problematike në Shkup, policia frenon maqedonasit

Postuar në 20 Maj, 2014 15:28

Ministrja e Brendshme mqedonase Gordana Jankullovska ka paralajmëruar se ka informacione se edhe mbremja e sotme do të jetë e trazuar në Shkup. “Nga rrjetet sociale kemi njohuri se po organizohen qytetarë të cilët kanë qëllim të shprehin pakënaqësi dhe revoltë gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të përmbahen nga trazirat dhe dhuna, si dhe të rikthehet normaliteti në këtë lagje”, deklaroi ministrja Jankullovska.

Rama për News 24: Do hyjmë në Lazarat kur ekspertët e policisë të binden se është momenti

Postuar në 20 Maj, 2014 15:13

“Qeveria do të hyjë në Lazarat, atëherë kur qeveria do të jetë e bindur që është momenti për të hyrë në Lazarat dhe qeveria do të jetë e bindur se është momenti për të hyrë në Lazarat, atëhere kur ekspertët e policisë dhe policia e shtetit të jetë e bindur se është momenti për të ndërhyrë në Lazarat”. Kjo është përgjigja që kryeministri Rama i dha pyetjes përkatëse të gazetares Eni Vasili në News 24.

“Heroinë dhe hashash me avion nga Shqipëria”, shkruan Corriere della Sera…

Postuar në 20 Maj, 2014 12:49

E përditshmja italiane “Corriere della Sera” shkruan sot se disa zëra të pakonfirmuar nga hetimet, bëjnë të ditur se orët e fundit një tjetër avion me ngarkesë të madhe droge, është ulur në Emilia Romanja. Gazeta nuk jep vendin e saktë të uljes së avionit, pasi në këtë rajon ka 60 aeroporte të vegjël. Veriu i Italisë është territori më i mundshëm i uljes se avionëve, për shkak të numrit të aeroporteve dhe pistave. “Trafikantët fluturojnë nën 450 metra lartësi, për t’iu shpëtuar radarëve”, shkruan më tej “Corriere della Sera”. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme