Reforma territoriale me ndikim në procesin zgjedhor. Ish-kreu i KQZ-së Kume mendon se gjithsesi nuk bëhet fjalë për përmbysje rezultatesh

Postuar në 21 Maj, 2014 02:30

Kristaq Kume, ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dhënë një intervistë për gazetën “Shekulli” në të cilën ka folur kryesisht për ndikimin që pritet të ketë reforma administrative në procesin elektoral. Ndonëse ministri i linjës, Bledi Çuçi ka deklaruar se do të bëhet gjithçka për të ulur ndikimin e saj në procesin e zgjedhjeve, për Kumen këto dy hallka janë të lidhura. Reduktimi i numrit të njësive dhe zgjerimi i njësive aktuale ndërton një dinamikë të re elektorale për Kumen. “Megjithëse elektorati, jo rrallë, ka sjellje konservative, në termat afatmesme, si rregull këto sjellje ndryshojnë”, thotë Kume që mendon insistimi i njërës palë dhe kundërshtimi i tjetrës për reformën territoriale, lidhen pikërisht me interesin elektoral. Gjithësesi do nënvizuar se bëhet fjalë “për ndryshime dhe jo përmbysje”.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.