Paralajmërohet një mbrëmje problematike në Shkup, policia frenon maqedonasit

Postuar në 20 Maj, 2014 15:28

Ministrja e Brendshme mqedonase Gordana Jankullovska ka paralajmëruar se ka informacione se edhe mbremja e sotme do të jetë e trazuar në Shkup. “Nga rrjetet sociale kemi njohuri se po organizohen qytetarë të cilët kanë qëllim të shprehin pakënaqësi dhe revoltë gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të përmbahen nga trazirat dhe dhuna, si dhe të rikthehet normaliteti në këtë lagje”, deklaroi ministrja Jankullovska.

MPB ka bllokuar sot një pjesë të rrugëve, sidomos hyrjen nga Tetova drejt Shkupit. MPB, gjithashtu ka dhënë informacion zyrtar mbi vrasjen e djeshme në Shkup. Autori i vrasjes është një 19-vjeçar i njohur për policinë për shkak të veprave të kryera penale edhe më përpara.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.