Arkiv-Lajme
Qeveria vendos financimin e shërbimit të disa paketave shëndetësore. Vendimi rregullon edhe kontratat e shërbimit në institucione private
Qeveria shqiptare ka marrë sot një vendim përmes të cilit rregullohet financimi i paketave shëndetësore nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Në këtë kuadër do të mbulohen “Paketa e shërbimit të dializës; paketa e shërbimeve të kardiologjisë; paketa e shërbimeve të kardiokirurgjisë; paketa e shërbimit të transplantit të veshkës; paketa e shërbimit të implantit koklear”. Vendimi në fjalë ka edhe disa klauzola që sqarojnë procedurën që ndiqet.
Miqësorja me Turqinë, Kosova humbet thellë 1-6. Por rëndësi ka goli i parë kosovar
Pas barazimit me Haitin, Kosova ka humbur miqësoren e dytë përballë Turqisë me rezultatin e thellë 1-6. Supersfida është ndjekur maksimalisht duke mbushur stadiumin. Ndeshja ka nisur me një minutë heshtje në kujtim të 301 minatorëve që humbën jetën në minierën e qytetit Soma vetëm pak ditë më parë. Ndeshja ka nisur e mirë për ekipin mik të Turqisë që zhbllokon rezultatin shumë shpejt duke shënuar në minutën e 2 me Ahmet Ilhan Ozek.
“Unë nuk jam Milosheviç”
“Unë nuk jam Millosheviç, nuk jetoj për të vrarë askënd. Unë nuk jam as revolucioni, por të rinjtë po, gjeneratat e reja duhet të dalin nga kutia dhe të mendojnë pak më thellë. Letërsia është një nga mënyrat të përjetojmë diçka jashtë politikës”. Fragmenti më sipër ëhstë shkëputur nga një intervistë që shkrimtari serb Vladimir Arsenijević i ka dhënë “KultPlus”. Ai ka qenë së fundmi në Prishtinë në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë POLIP. Arsenijević i ka përfshirë në veprat e veta shqiptarët , pra si të thuash i njeh ata nga një këndvështrim joarmiqësor.
Beteja e PD-së lidhet vetëm me emrin e kryeministrit. Selami: “Largimi i Ramës do përshpejtojë integrimin”
Eduard Selami, deputeti i njohur i Partisë Demokratike ka qenë i ftuar në “Opinion”, emisioni që transmetohet në News24, ku ka folur për prtestën e opozitës. Ai ka dhënë përgjigje për pyetjet që lidhen me qëndrimin e opozitës, duke sqaruar se protesta nuk pengon integrimin, pasi siç u shpreh ai “PD-ja do të aprovojë çdo ligj që është për integrimin Shqipërisë. Protesta nuk na largon nga Evropa”. Çështja e drogës po synohet të mbahet si kartë e hapur politike nga opozita, që pretendon se tanimë ka fituar një karajter shumëdimensional.
Rihapet çështja e KQZ-së. Mazhoranca kërkon shumicën dhe drejtimin
Socialistët kanë rihapur sot çështjen e riformatimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili aktualisht funksionon vetëm me pjesëmarrjen e katër anëtërëve të djathtë. Deputeti Blendi Klosi ka nënvizuar nevojën e riformatimit me idensë se shumica i takon mazhorancës. Ide që kundërshtohet nga të djathtët, që i përmbahen mendimit se duhen respektuar mandatet dhe se tre anëtarët e majtë duhet të rikthehen në postte e tyre. Debati është zhviluar sot në Komisionin e Ligjeve ku është shqyrtuar raporti vjetor i KQZ-së.
“Debat” për shaminë në zgjedhjet e Kosovës. “Express” sjell në vëmendje përfshirjen në listat e PDK-së të Labinotë Murtezi Demit
Elementi fetar nxjerr krye në fushatën elektorale në Kosovë. Ndonëse mund të quhet një qasje mbivlerësuese, argumenti i gazetës “Express” ka gjithësesi peshën e vet. Kjo pasi, partia që qeveris aktualisht Kosovën, pra Partia Demokratike e Hashim Thaçit ka ndërmende që të kandidojë edhe një emër që manifeston lidhje të qarta, apo angazhim me karakter fetar. Bëhet fjalë për Labinotë Murtezi Demi, e cila është renditur e 18-ta në listën e PDK-së, ndonëse siç vlerëson “Express”: “Në zgjedhje lokale kishte marrë vota të papërfillshme në Gjilan”.
Humori dhe ironia me zgjedhjet në Kosovë, Partia e Fortë me transparencën si vizion
Fushatës elektorale në Kosovë nuk i mungon edhe shfaqja e ironisë, mishëruar më së shumti te Partia e Fortë. Meqë kryefjala e ditës në ligjërimin politik është transparenca, edhe kryetari i saj, Visar Arifaj ka gjetur një mënyrë për të vënë në lojë klasën politike “serioze”. Me anë të një fotoje nudo, ai e kufizon intimitetin me programin e ri, ose vizioni i ri. “Si premtim, pas ardhjes sonë në pushtet, do ta publikojmë fotografinë tjetër që është edhe më transparente se kjo.
Një alternativë e re për Rusinë. Nënshkruhet marrëveshja 30-vjeçare për furnizimin me gaz të Kinës. Vlera përllogaritet në 400 miliardë dollarë
Rusia ia ka dalë që të thyejë varësinë e saj nga tregu europian i konsumit të gazit. Kështu, sot bëhet e ditur se Gazprom ka nënshkruar një kontratë 30-vjeçare me kompaninë shtetërore kineze National Petroleum Corp, e cila i krijon Rusië një treg alternativ për shitjen e gazit kundrejt atij europian. BBC-ja jep një shifër jozyrtare për kontratën; 400 miliardë dollarë. Efekti nuk vonoi; aksionet e Gazpromit u rritën me 2% pas lajmit. Me këtë marrëveshje Rusia angazhohet të furnziojë Kinën me një vëllim prej 38 milion m3 gaz për çdo vit, duke nisur që nga viti 2018.
Ikonat, prokuroria kërkon 9 vjet burg për Gjergji Thimion
Çështja e ikonave ka shkuar drejt finales së gjykimit. Prokuroria ka kërkuar sot 9 vjet burg për koleksionistin Gjergji Thimio dhe 7 vjet për Arben Spahon. Të dy duket s epërfitojnë 1/3 e dënimit ulje për shkak të gjykimit të shkurtuar. Çështja ka prodhuar jo pak ndjeshmëri politike, pasi Thimio ka deklaruar publikisht se ndodhet në burg, pasi refuzoi që të’i jepte Koço Kokëdhimës një ikonë të Onufrit që supozohet se do t’i bëhej dhuratë Toni Blerit. Akuza që mbeten të patrajtuara, aq më tepër që Thimio pretendon se Kokëdhiam i ka kërkuar licencën e muzeut privat që ai posedon.
Çadra grevistësh sërish përpara kryeministrisë. Protestë, apo hakmarrje politike e PD-së?
Duket se të larguarit nga puna në administratën shtetërore do të hyjnë në grevë urie. Lajmin ka bërë të ditur kryetarja e Shoqatës për mbrojtjen e të larguarve nga puna, Nertila Qafzezi. Madje greva do të konsumohet si akt në një çadër përpara kryeministrisë. “Do të vendosim një çadër para Kryeministrisë. Greva e urisë do të fillojë që tani”, tha Qafzezi, cituar nga mediat. Dhe arsye jepet fakti se kërkesa e të larguarve nga puna nuk është marrë parasysh.