Arkiv-Lajme

Berlini këshillon Thaçin: Dyer të mbyllura për ata që fshehin e përfshihen me krimin

Postuar në 24 Maj, 2014 03:50

Michael Brand, anëtari i Parlamentit gjerman, nga partia e e kancelares gjermane Angela Merkel, ka thënë se për Kosovën dyert drejt Evropës janë të mbyllura për ata që mbështesin korrupsionin dhe krimin. Michael Brand ka folur edhe për kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi dhe rrethin e tij për veprime të paligjshme të kryera.

Rama në Kazakistan, diskutohet për harmoninë fetare, energjinë dhe turizmin

Postuar në 24 Maj, 2014 03:29

Kryeministri Edi Rama takohet me Kryeministrin e Kazakistanit Karim Massinov. Këtë e ka bërë publike vetë kryeministri në rrjetin e tij social “Twitter”, ku ka vendosur një foto të takimit. Kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kazakistan.

Edhe këtë vizitë zyrtare ai e ka bërë publike nëpërmjet rrjetit social ku shkruan: “Në Kazakistan me Presidentin Nazarbajev, që do të vizitojë së shpejti Shqipërinë. Harmonia ndërfetare, turizmi, energjia, tema të bisedës”. S.S

ISHP: 3300 njerëz vdesin nga duhanpirja në vit, të rritet çmimi

Postuar në 24 Maj, 2014 03:20

Gjashtë milion njerëz vdesin çdo vit nga duhanpirja në botë. Ndërsa në vendin tonë sëmundjet që vijnë si pasojë e duhanit shkaktojnë rreth 3300 vdekje. Instituti i Shëndetit Publik bën publik statistikat. 31 maji është Dita Botërore pa Duhan. Si masë parandaluese e këtyre pasojave OBSH ka konsideruar rritjen e taksave të duhanit dhe çmimin, masë e cila do të bënte që të ulej konsumi i duhanit dhe të shpëtonin sa më shumë jetë njerëzish.

Berisha: Jemi në emergjencë kombëtare, por nuk mund të hyhet në Lazarat me forcë

Postuar në 24 Maj, 2014 02:43

“Ne, vërtet nuk e kemi përdorur forcën për Lazaratin dhe nuk jam për përdorimin e forcës. Shteti duhet të përdorë forma të tjera dhe ne i përdorëm. Lazarati është vizituar periodikisht nga ekspertët, partnerët tanë. Ka ndodhur një politikë inkurajuese. Por ju garantoj se tani në Lazarat janë mbjellë varietete të ardhura nga Vietnami.”, në këtë mënyrë është shprehur ish-Kryeministri Sali Berisha në lidhje me luftën ndaj narkotrafikut në periudhën kur ai qeveriste në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka.

Kryebashkiaku francez tredhet dhe vritet për shkak të dyshimeve për tradhëti

Postuar në 23 Maj, 2014 15:51

Kryebashkiaku i një fshati në Francën veriperëndimore është tredhur dhe më pas është vrarë nga bashkëshorti xheloz i gruas me të cilën ai dyshohet se kishte lidhje. 

Dominique Leboucher, 55 vjeç, u vra mbrëmjen e së enjtes nga një burrë që e akuzonte për një lidhje jashtëmartesore, thanë burimet e policisë për agjensinë e lajmeve AFP.

Autori i krimit është Albert Ginot, një pensionit që ka shërbyer 22 vjet si këshilltar.

Putin hakmerret ndaj Princit Charles: Familja mbretërore është e lidhur me nazistët

Postuar në 23 Maj, 2014 13:27

Familja mbretërore e Anglisë është e lidhur me nazistët. Këtë dhe një sërë faktesh ka publikuar televizioni shtetëror rus me anën e një video. Sipas saj pretendohet se familja e Princ Charles është ngushtësisht e lidhur me nazistët.

Televizioni rus shprehet se “Princ Charles është më mirë të shikojë historinë e familjes së tij për lidhje me nazistët sesa  të kritikojë Presidentin Putin për aksionet e tij me Kremlinin”. Vetëm pak kohë më parë Princ Charles deklaroi se Presidenti Vladimir Putin është si Adolf Hitler dhe kjo ishte një hakmarrje e Putin ndaj tij.

 

SHBA-të skeptike me premtimin e Putin për Ukrainën

Postuar në 23 Maj, 2014 13:13

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë marrë seriozisht premtimin e bërë nga Presidenti rus Vladimir Putin. Reagimi për premtimin e Putin në lidhje me votën e ukrainasve ditën e dielë ka ardhur nga Shtëpia e Bardhë nëpërmjet zëdhënësit të saj, Jay Carney.

“Ne e presim me kënaqësi një shenjë nga rusët ku tregojnë se do të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike në Ukrainë”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney. SHBA-ja mesa duket po tregohet e kujdesshme ndaj premtimeve të presidentit rus Vladimir Putin.

Historiku i konflikteve fizike mes deputetevë shqiptarë

Postuar në 23 Maj, 2014 10:33

Ngjarja e një ditë më parë në Kuvend, ku deputetë të mazhorancës akuzohen se kanë goditur një deputet të opozitës, është shoqëruar nga gazeta “Shqiptarja.com” me një historik të konflikteve fizike që kanë ndodhur mes deputetëve përgjatë 23 viteve. Konflikti më i rëndë i shënuar është ai me Azem Hajdarin, ku një deputet tjetër e qëlloi me armë në godinën e sallës së seancave plenare.

Rrahja e dytë për Prengën, goditi më parë edhe Palokën

Putin: Duam të rikthehet qetësia në Ukrainë, respektojmë vendimin e ukrainasve

Postuar në 23 Maj, 2014 09:40

Presidenti rus Vladimir Putin do të respektojë vendimin që do të marrë populli ukrainas në zgjedhje. “Në parim, sipas Kushtetutës, nuk mund të ketë zgjedhje pasi presidenti Janukoviç vazhdon të jetë ende presidenti në fuqi. Por ne duam gjithashtu që në fund të fundit të rikthehet qetësia në Ukrainë, pra ne do të respektojmë vendimin e popullit ukrainas.”, deklaroi Putin.

Të hënën aksion me avionë në territorin shqiptar për monitorimin e parcelave të drogës

Postuar në 23 Maj, 2014 09:28

Çështja e ndalimit të kultivimit të lëndëve narkotike në vendin tonë duket se është kthyer tashmë një objektiv për Policinë e Shtetit dhe institucionet e ngritura për këtë qëllim. Policia shqiptare paralajmëron se do të nisë ditën e hënë një aksion të zgjeruar për asgjësimin e lëndës narkotike. Aksioni përfshin monitorimin e vendit me avionë për identifikimin e zonave ku kultivohet drogë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme