Të hënën aksion me avionë në territorin shqiptar për monitorimin e parcelave të drogës

Çështja e ndalimit të kultivimit të lëndëve narkotike në vendin tonë duket se është kthyer tashmë një objektiv për Policinë e Shtetit dhe institucionet e ngritura për këtë qëllim. Policia shqiptare paralajmëron se do të nisë ditën e hënë një aksion të zgjeruar për asgjësimin e lëndës narkotike. Aksioni përfshin monitorimin e vendit me avionë për identifikimin e zonave ku kultivohet drogë.
Nё kuadër tё masave tё ndёrmarra pёr parandalimin e goditjen e kultivimit tё bimëve narkotike, u zhvillua sot njё takim ndërmjet funskionarёve tё Policisё sё Shtetit dhe tё Policisё Italiane, gjatё tё cilit u diskutuan hapat qё do tё ndërmerren nё bazё tё protokollit tё bashkёpunimit nёnshkuar ndërmjet Policisё Shqiptare dhe Policisё Italiane pёr monitorimin e territorit tё vendit me avion tё posaçëm, qё do tё vihet nё dispozicion nga Policia Italiane. Avionët që do të monitorojnë të gjithë territorin e Shqipërisë janë vënë në dispozicion nga policia italiane. Ndërkohë krahas avionëve në terren do të jenë të angazhuara edhe Forcat Speciale nga pala shqiptare.
Nё kёtё takim ishin tё pranishëm Zv/Drejtorёt e Pёrgjithshёm tё Policisё sё Shtetit, Sokol Bizhga Zv/Drejtor i Pёrgjithshёm pёr Krimin e Organizuar e Krimet e Rёnda si dhe Altin Qato, Zv/Drejtor i Pёrgjithshёm pёr Sigurinё Publike, si dhe drejtues tё strukturave tё luftës kundër drogës dhe bashkëpunimit ndёrkombёtar nё Policnё e Shtetit. Ndёrkohё delegacioni Italian pёrbёhej nga Funksionari i Drejtorisё Qendrore tё Policisё Kriminale, pёrgjegjёs pёr implementimin e operacioneve tё fluturimit, Funksionarё tё Guardia di Finanza, po ashtu dhe drejtues tё Misonit Interforze tё Policisё Italiane nё Shqipёri. S.S
Add new comment