Arkiv-Lajme

Sherr mes Bujar Qamilit dhe kompozitorit Lalo në TV Klan? Ka ndodhur, por është ekzagjeruar, thonë palët

Postuar në 27 Maj, 2014 04:39

Një sherr mes këngëtarit Bujar Qamili dhe kompozitorit Aleksandër Lalo, anëtar i jurisë së festivalit “Kënga Ime” në Tv Klan, ka sjellë konfrontim fizik e madje goditjen me grusht të Lalos, shkruan Panorama duke iu referuar “zërave në TV Klan”. Në fakt, konfrontimi ka nisur nga një koment gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të natës së dytë gjysmëfinale, dhe megjithatë organizatorët e mohojnë.

Vrasja nënë e bijë në Fushë-Kuqe, policia dyshon tek një i tretë. Bie pista e “ekskursionit”?

Postuar në 27 Maj, 2014 03:04

Një kthesë të çuditshme ka marrë ngjarja e ndodhur mesditën e së premtes në fshatin Fushë-Kuqe të Kurbinit. Grupi hetimor ende nuk ka saktësuar nëse 40-vjeçarja Mimoza Keqi vrau vajzën e saj 15-vjeçare dhe më pas u vetëvra, apo nënë e bijë u ekzekutuan nga një person i tretë. Policia e Kurbinit ka dyshime të forta se minorenia e nëna e saj mund të jenë vrarë. Burime nga blutë pohojnë se Mimoza Keqi dhe Desara Keqi janë gjetur përballë njëra-tjetrës, që të dyja të vdekura.

Atentat në mesnatë maniakut dhe të dënuarit për përdhunim, A.Tollia. Sapo ishte liruar nga burgu

Postuar në 27 Maj, 2014 02:49

Nuk duket se ka lënë shumëkënd të habitur ekzekutimi i djeshëm në orët e vona të mbrëmjes, vetëm pak metra larg banesës së tij i 55-vjeçarit Arben Tollia. Ai ishte liruar nga Gjykata vetëm tre javë më parë. Tollia është i dyshuar si maniaku për mashtrime të femrave dhe ishte dënuar me 12 vite burg për përdhunim. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:50 pranë shkollës 9-vjeçare në Komunën Xhafzotaj, Durrës. Policia bën me dije se Tollia është qëlluar me breshëri kallashnikovi, teksa ecte 100 metra larg nga banesa.

Po, ka prova për trafik droge në Gjadër, tha Llalla. Mos është bërë në kohën e Berishës? Ka shumë gjasa, thotë M.Baze

Postuar në 26 Maj, 2014 16:08

Në përgjigje të pyetjes “A ka prova konkrete Prokuroria?”, kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla tha: “Normalisht që ka”. Pyetja dhe përgjigja që ditën e sotme bënë xhiron e medias, kishte të bënte me hetimet për Gjadrin, ku në bazë të raportit të depozituar nga policia e Lezhës thuhet se bëhet fjalë për disa fluturime të dyshuara për trafik droge. Kjo deklaratë e Llallës ishte surprizë sepse në pamje të parë duket se vërtetohen akuzat e ish ministrit të mbrojtjes Imami dhe deputetit të PD-së Berisha. Por duket se pikërisht akuzatorët nuk kanë reaguar pas pohimit të kryeprokurorit.

Albin Kurti: Vetëvendosja nuk heq dorë nga bashkimi paqësor e demokratik me Shqipërinë

Postuar në 26 Maj, 2014 15:30

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë i ftuar në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ku ka shpalosur programin e tij për qeverisjen e ardhshme si kandidat për kryeministër. Sipas Kurtit, gjëja kryesore e mandatit të tij qeverisës është zbatimi dhe sundimi i ligjit.

Rrëzimi i bllokut të banesave në Phenian, diktatori komunist ekzekuton arkitektët dhe inxhinierët

Postuar në 26 Maj, 2014 15:10

Pak ditë më parë, Korea e Veriut ka botuar foto të një zyrtari që u kërkonte falje banorëve të një blloku apartamentesh të rrëzuara në kryeqytetin Phenian, ku u shkaktuan mbi 500 viktima. Por sot bëhet e ditur se diktatori Kim Jong-Un ka ekzekutuar inxhinierët dhe arkitektët që ndërtuan atë bllok banesash, i destinuar për të strehuar familje të inteligjencës dhe hierarkë e funksionarë partiakë.

Raporti i BB-së: Rritja ekonomike shqiptare, 2.1%. Por energjia dhe pensionet duan zgjidhje urgjente

Postuar në 26 Maj, 2014 12:55

Në raportin ekonomik të Bankës Botërore për Evropën Juglindore që u prezantua sot, theksohet se ekonomia shqiptare ka pritshmëri pozitive për rritje. Banka Botërore konsideron se rritja ekonomike e Shqipërisë parashikon një rritje prej 2.1% në 2014, për t’u gjallëruar në 3.3% në 2015. Sipas BB-së, Shqipëria duhet të vazhdojë reformat, pasi ka nevojë për korrigjime fiskale dhe strukturore.

Ish shefi i EURALIUS, spanjolli Urias: Drejtësia shqiptare, e kalbur. Të gjithë gjyqtarët e dosjeve kyçe janë promovuar

Postuar në 26 Maj, 2014 12:02

Një ish ministër i Drejtësisë më ka thënë se “Ne nuk kemi korrupsion sepse asnjë gjykatës nuk ka shkuar deri më tani në burg”. Përgjigja që i dhashë ishte kjo: “Jo, kjo do të thotë se ju keni korrupsion”.

Autostradë, frutat buzë rrugës i kushtojnë shtrenjtë çiftit kosovar. U vjedhin 35 mijë franga zvicerane

Postuar në 26 Maj, 2014 10:33

Një mënyrë për të promovuar turizmin dhe produktet bujqësore vendase. Një shtetas kosovar është bërë pre e vjedhjes, ndërsa ka ndaluar në superstradën Fushë Krujë-Lezhë, për të blerë fruta. Burri që udhëtonte së bashku me të shoqen nëpërmjet Rrugës së Kombit ka ndaluar makinën në vendin e quajtur Fushë-Milot të rrethit të Kurbinit, në një zonë ku tregtohen fruta-perime në kioskat në anë të rrugës.

“Zëri” godet mitin e Thaçit: Nuk është themelues i UÇK-së, nuk ka diplomë në universitetin e Zyrihut

Postuar në 26 Maj, 2014 08:56

Fushata elektorale në Kosovë është në kulm, dhe gazeta Zëri ka vendosur të “rrëzojë” mitin e Hashim Thaçit si themelues i UÇK-së. Jo vetëm kaq, por edhe studimet që Thaçi thotë se ka kryer në Zvicër, nuk rezultojnë të vërteta, thotë gazetari Artan Haraçija. “Hashim Thaçit dhe Xhavit Halitit nuk u është gjetur asnjë e dhënë se kanë kryer çfarëdo punimi në Universitetin e Zyrihut, gjatë periudhës kur ata pretendojnë se kanë qenë studentë postdiplomik në Zvicër.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme