Arkiv-Lajme

Haradinaj flet për linja të veçanta të prodhimit ushqimor në Serbi të destinuar për në Kosovë. Çështje e ndjeshme edhe në Shqipëri

Postuar në 27 Maj, 2014 15:05

Fushata e zgjedhjeve në Kosovë ka nisur të prekë edhe një çështje të ndjeshme e cila implikon edhe seriozitetin e shtetit për ruajtjen e shëndetit publik. Kështu kreu i AKK-së, Ramush Haradinaj ka folur në Gjilan për importet serbe në Kosovë, një pjesë të cilave janë siç u shpreh ai “bërllok”. “Ata kanë vija të veçanta prodhimi. E kanë vijën  e ndarë që kur shesin në Kosovëtë sjellin mall sa më të dobët, sa më bërllok”. Dhe më tej çfarë është e rëndësishme: “Shumica e këtyre sëmundjeve besoni janë prej ushqimit, po thonë edhe mjekët, se po hamë ushim të dyshimtë”.

Një drogë e re e frikshme nga Gjermania. Porosisni fëmijët të mos pranojnë asgjë nga të huajt, thotë Express

Postuar në 27 Maj, 2014 12:40

Një lloj droge e re sintetike që duket si bombon gome (çamçakizi) mund të jetë katastrofale për përdoruesit. Droga është e popullarizuar shumë në vendet evropiane por shumë shpejt mund të jetë e pranishme edhe në Ballkan, thotë gazeta Express. Në tregun e zi kjo drogë e re shpërndahet nëpër shkollat gjermane, por shumë shpejt mund të vijë edhe tek ne. Kjo drogë ka aromë të dredhëzës ndërsa duket si një bombon i gomës. “Për këtë duhet që të paralajmëroni fëmijët tuaj që të mos marrin asgjë nga askush”, thotë Express. Kjo drogë thuhet se mund të jetë edhe vrasëse.

Varreza masive e Rudnicës, identifikohen edhe 17 eshtra shqiptarësh

Postuar në 27 Maj, 2014 12:27

Mbetjet e eshtrave të gjetura në Rudnicë, janë shqiptarë të zhdukur gjatë luftës së Kosovës. Zyrtarët e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (ICRC) në Gjenevë deklaruan se sot janë gjetur 17 kufoma, të cilat mendohet se janë shqiptarë të zhdukur gjatë luftës. Gërmimet në këtë varrezë masive filluan më 23 prill. Për të shkak të përmbytjeve puna ishte ndërprerë. Përmbytjet siç pohuan dhe ekspertë të ICRC, rezultoi se ndihmuan në zbulimin e skeleteve. 

Droga e Divjakës qe paketuar në Lushnje. Gjurmët e gishtave prangosin një 24 vjeçar

Postuar në 27 Maj, 2014 10:42

I arrestuari Saimir Bajrami kishte deklaruar se drogën e kapur në Divjakë e kishte blerë të paketuar në Fushë Krujë. Por nuk rezulton kështu. Një tjetër anëtar i trafikut të drogës, që lidhet me avionin e rrëzuar në Divjakë është prangosur nga policia. Bëhet fjalë për Aurel Pupen, i cili akuzohet se ka paketuar lëndën nartoktike për Giorgio Riformaton. Policia bën me dije se pasi Pupe e paketoi drogën, lënda narkotike do ngarkohej në avionin “Piper”.

Prenga-Strazimiri, përleshja në kryesinë e Kuvendit shndërrohet në çështje të ditës

Postuar në 27 Maj, 2014 09:27

Një shkëmbim batutash i shndërruar në përplasje fizike në korridorin e Kryesisë së Kuvendit paradite, u bë kryefjala e paradites “politike” shqiptare. Në konflikt u përfshi deputeti socialist Armando Prenga dhe ai i PD-së Gent Strazimiri, pas një debati në Komisionin e Ligjeve për KLD-në. Protagonistët u përleshën në korridor dhe ishte ndërhyrja e shpejtë të punonjësve të Gardës që i ndanë dhe larguan. Paskëtaj deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi braktisjen e punimeve me arsyetimin se opozita nuk mund të qëndronte në sallë, përderisa një koleg goditej me grushte.

Ministrja Kodheli pyet në distancë kryeprokurorin Llalla: Për cilën periudhë dyshohet se është bërë trafik droge në Gjadër?

Postuar në 27 Maj, 2014 08:42

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli bëri disa deklarata sapo doli nga seanca dëgjimore në Komisionin e Sigurisë së Kuvendit që diskutoi një projektligj për Forcat e Armatosura, lidhur me çështjen e “trafikut të drogës në aeroportin e Gjadrit”. Reagimi vjen pas deklaratës së kryeprokurorit Adriatik Llalla se ka fakte që po hetohen lidhur me këtë çështje, teksa Kodheli sot përsëriti deklaratën se nuk ka pasur asnjë trafik droge me infrastrukturën e Forcave të Armatosura.

Marinë Le Pen kërkon zgjedhje të parakohshme në Francë. “Nëse bëhem presidente, referendum për daljen nga BE-ja”

Postuar në 27 Maj, 2014 07:53

Fituesja e zgjedhjeve europiane në Francë, kreu i Frontit Nacional Marinë Le Pen, i ka kërkuar presidentit francez Holond të thërrasë zgjedhje të parakohshme, nën dritën e rezultateve zgjedhore të Parlamentit Europian. Në një intervistë audio-televizive për Rmc dhe Bfm TV, Le Pen ka deklaruar se nëse zgjedhjet presidente e vendit, brenda gjashtë muajsh do të paraqesë një referendum për t’u kërkuar francezëve nëse duan ose jo të dalin nga BE-ja.

Përmbytjet në Serbi-Bosnjë janë ndëshkim i Allahut. Broçkulla e radhës nga një imam kosovar

Postuar në 27 Maj, 2014 07:06

Një tjetër broçkull ka ardhur nga përfaqësues të fesë islame në Kosovë, raportojnë mediat e Prishtinës. “Përmbytjet në Serbi e Bosnje janë ndëshkim i Allahut”, ka deklaruar Fatmir Latifi, një imam i Bashkësisë Islame të Kosovës.  Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, të cilat shtojnë se deklaratat e imamt janë bërë përpara besimtarëve në xhaminë e tij. Ai shprehet se “Allahu vonon, por nuk harron”.
Në fund lutet që Allahu ta ndëshkojë më shumë Serbinë.

 

Shtëpia e Bardhë “djeg” gabimisht shefin e CIA-s në Kabul. I fut emrin në listën e mediave

Postuar në 27 Maj, 2014 06:33

Në listën me emra që iu dha mediave pas vizitës së presidentit Barack Obama në Afganistan tek trupat amerikane, ka figuruar edhe një zyrtar i lartë i CIA-s në Kabul i cili është ekspozuar me emër e mbiemër aksidentalisht nga Shtëpia e Bardhë. Washington Post njofton se Shtëpia e Bardhë e kuptoi gabimin dhe menjëherë e korigjoi listën duke hequr emrin e personit të shënuar, që në fakt është zyrtari më i lartë në Afganistan. Mbrojtja e madhe që u bëhet zyrtarëve të CIA-s në në këtë rast është thyer dhe zbulimi është bërë nga vetë Shtëpia e Bardhë.

N.Qafzezi e grevës së urisë, ka marrë 5 paralajmërime për shkelje të etikës në kohën e PD-së, thotë A1 Report

Postuar në 27 Maj, 2014 06:26

Kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Puna dhe pjesëmarrëse në grevën e urisë, Nertila Qafzezi, sipas A1 Report ka marrë pesë paralajmërime nga eprorët e saj gjatë kohës së qeverisjes së PD-së. E punësuar në Shërbimin Kombëtar të Punësimit që në vitin 2009, Qafzezi është paralajmëruar për shkelje të etikës në administatë, sjellje të parregullt me eprorët etj, nga viti 2012 e në vazhdim. A1 Report posedon shkresat e paralajmërimeve.

a.k

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme