Marinë Le Pen kërkon zgjedhje të parakohshme në Francë. “Nëse bëhem presidente, referendum për daljen nga BE-ja”

Postuar në 27 Maj, 2014 07:53

Fituesja e zgjedhjeve europiane në Francë, kreu i Frontit Nacional Marinë Le Pen, i ka kërkuar presidentit francez Holond të thërrasë zgjedhje të parakohshme, nën dritën e rezultateve zgjedhore të Parlamentit Europian. Në një intervistë audio-televizive për Rmc dhe Bfm TV, Le Pen ka deklaruar se nëse zgjedhjet presidente e vendit, brenda gjashtë muajsh do të paraqesë një referendum për t’u kërkuar francezëve nëse duan ose jo të dalin nga BE-ja. “Kërkoj shpërndarjen e asamblesë, sepse nuk është aspak përfaqësuese”, ka thënë Le Pen, “pushteti duhet të shkojë në duart e popullit dhe mënyra e vetme është shpërndarja e legjislativit”. Ndërkaq, në planin europian ajo kërkon ngrirjen e negociatave tregtare BE-SHBA, ndërsa sipas saj Franca duhet të vendosë veton ndaj një anëtarësimi të mundshëm të Turqisë në BE.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.