Arkiv-Lajme

Meta: Asnjë forcë politike të mos pengojë integrimin

Postuar në 30 Maj, 2014 05:46

Integrimi evropian është një qëllim kombëtare dhe asnjë forcë politike nuk duhet të bëhet pengesë për të arritur këtë qëllim. Kështu është shprehur Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në konferencën “Për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së”. Ai ka theksuar se duhet bërë e kundërta, të gjithë të kontribuojnë për përshpejtimin e këtij procesi. Sipas Metës anëtarësimi në BE nuk është një qëllim në vetvete, por një instrument për të sjellë më shumë prosperitet e mundësi të reja për mirëqenien e qytetarëve.

Policët e larguar nga puna hidhen në protesta, mbështesin të larguarit nga administrata

Postuar në 30 Maj, 2014 04:56

Një tjetër protestë i është shtuar sot atyre që janë zhvilluar ditët e fundit. Kanë qenë policët e larguar nga puna ata që kanë zhvilluar një protestë pranë kryeministrisë për të mbështetur të larguarit nga administrata të cilët kanë hyrë në ditën e 10-të të grevës  së urisë përballë piramidës.

Protestuesit shprehen se janë hequr nga puna policë të trajnuar. “Ka rritje të vjedhjeve me armë dhe dhunë. Tonelata droge trafikohen nga Shqipëria. Të rikthehen në detyrë, policët e liruar nga detyra. Të rikthehen në detyrë, policët e liruar nga detyra”- shprehen protestuesit.

107 ish të përndjekur marrin paratë. Veliaj: Fatmir Hoxha nuk ka bërë asnjë ditë burg

Postuar në 30 Maj, 2014 04:48

Ministri Erjon Veliaj i ka cilësuar qesharake pretendimet ish-të përndjekurve të cilët kanë hyrë në grevë urie. Ai ka kërkuar të flasë personalisht me ata që janë në grevë, por me ata që kanë bërë burg, pasi sipas tij pjesa më e madhe e tyre po mashtrojnë. Konkretisht ministri Veliaj ka thënë për drejtuesin e grevës Fatmir Hoxha se ai po mashtron sepse nuk ka bërë asnjë ditë burg, por burgun e ka bërë nëna e tij dhe daja.

Rama: BE ka nevojë për Shqipërinë. Zv. ambasadori i BE: Statusi, jo fundi i reformave

Postuar në 30 Maj, 2014 04:37

Në konferencën për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE e zhvilluar sot është diskutuar reformën në ligjin për arsimin. Kryeministri Edi Rama ka theksuar se procesi i i përafrimit të ligjit me BE dhe përforcimit të tij  nuk është thjesht një proces përngjasimi, por zbatimi të normave të BE në një realitet të cilin do ta transportojmë. Reforma në Ligjin e Arsimit të Lartë është një proces kryeministri ka theksuar se është gjithëpërfshirës, mbi të cilin po diskutohet. Rama ka theksuar edhe një herë se BE ka nevojë për Shqipërinë po aq sa ka nevojë edhe Shqipëria për BE-në.

Situata në Ukrainë, Obama do të vizitojë disa shtete të Evropës

Postuar në 30 Maj, 2014 02:42

Presidenti Barak Obama javën e ardhshme do të kryejë një vizitë në Evropë. Kryesisht vizita do të përqendrohet në veprimet ruse të ndodhura në Ukrainë. Fillimisht ai do të vizitojë Poloninë.  Polonia muajin e kaluar mirëpriti dislokimin e 150 ushtarëve amerikanë, një numër shumë më i vogël se sa kërkesa e ministrit polak të mbrojtjes për dërgimin e 10 mijë trupave amerikane.

Sondazhi i Opinionit: Basha 52% vs. Berisha 36%

Postuar në 29 Maj, 2014 18:12

Nga sondazhi i publikuar mbrëmë në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, rezultonte se opinioni pozitiv për Bashën ishte në kuotën 52%, ndërsa për Berishën ishte në kuotën 36%. Pyetja për secilin prej tyre, sidoqoftë, ishte e ndryshme; për Bashën të anketuarit ishin pyetur “Si mendoni se po e drejton Lulëzim Basha PD-në?”, ndërsa për Berishën “Si mendoni se po vepron Sali Berisha në Kuvend?”

Rama pohon në “Top Story” se avioni i Divjakës nuk është avioni i vetëm i drogës: "Kanë dalë prova tronditëse"

Postuar në 29 Maj, 2014 15:51

Avioni i Giorgio Riformatos (i ngecur në Divjakë) duket se nuk ka qenë rasti i parë dhe i vetëm i tentativës për trafik droge nga ajri. Kjo u konfirmua nga kryeministri Edi Rama në “Top Story” të Sokol Ballës, ku deklaroi se ka prova tronditëse se kjo rrugë e trafikut të drogës është përdorur më parë.

Sondazhi i Fevziut për të djathtën, organizatorët: Informalisht, votuesit shprehen se e shohin Berishën si pengesë për Bashën

Postuar në 29 Maj, 2014 15:29

Emisioni “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu ka porositur një sondazh mbi opozitën, ku përtej shifrave mbi vlerësimet në përqindje mbi kryetarin e PD-së Lulzim Basha apo ish-kreun e PD-së Sali Berisha, bie në sy më shumë ajo që nuk është përfshirë me përqindje në sondazh: përshtypjet që të intervistuarit kanë dhënë informalisht. Sondazhi, në studion e Fevziut, u përfaqësua nga Ridvan Peshkëpia, i cili në fillimet e pluralizimit ka qenë deputet i PD-së.

Në prag të zhdukjes së gjashtë në Tokë sipas disa biologëve. Por ka shpresë. Me smartphone dhe iNaturalist mund të identifikohen speciet në rrezik

Postuar në 29 Maj, 2014 14:23

Një studim i ri nga Duke University dhe i drejtuar nga biologu Stuart Pimm konstaton se shkalla e zhdukjes së specieve në Tokë është përshepjtuar shumë krahasur me periudhën kur në planet nuk ekzistone njeriu. Duket si një pohim që i bashkëngjitet mentalitet të përgjithshëm që e bën njeriun fajtor edhe për klimën, por gjithësesi të dhënat e Pimm sugjerojnë një situatë alarmante. Madje sipas tij, jemi shumë afër zhdukjes së gjashtë të specieve në Tokë. Shkaku kryesor është humbja e habitatit nga ana e specieve, ose thënë ndryshe, shumë specie nuk gjejnë më hapëisra për të jetuar.

Kundërshtarët e Hashim Thaçit me shpresën e rotacionit. Ish-bashkëpunëtori Limaj: "Ka edhe 8 ditë qeverisje"

Postuar në 29 Maj, 2014 13:35

Hashim Thaçi duket se ka betejën kryesore politike të karrierës së vet më 8 qershor. Kjo edhe për shkak se përvoja e tij në politikë e ka profilizuar si aktor dominues në skenën kosovare, por me koston e madhe të identifikimit si përçues i sëmundjeve më të rënda të sistemit sidomos me korrupsionin. Madje njësoj si me qeverisjen e kaluar në Shqipëri, duket se sa më i aftë të jetë një lider në administrimin e korrupsionit, aq më shumë ngrihet lart ai në skakierën politike të shoqërive që reagojnë pak si këto tonat.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme