Rama pohon në “Top Story” se avioni i Divjakës nuk është avioni i vetëm i drogës: "Kanë dalë prova tronditëse"

Avioni i Giorgio Riformatos (i ngecur në Divjakë) duket se nuk ka qenë rasti i parë dhe i vetëm i tentativës për trafik droge nga ajri. Kjo u konfirmua nga kryeministri Edi Rama në “Top Story” të Sokol Ballës, ku deklaroi se ka prova tronditëse se kjo rrugë e trafikut të drogës është përdorur më parë.
“Po, por ky është një problem nga i cili ne nuk duhet të habitemi dhe të themi se ky është fundi i botës, pasi kjo formë e trafikut, për të cilin nuk kemi pasur asnjë provë, ndodh në mënyrë të vazhdueshme edhe në vendet e BE-së. Mesa duket e kanë bërë vetë ata kur ishin në pushtet, sepse kjo është zbuluar nga komisioni hetimor që drejtohet nga një deputete me eksperiencë në drejtësi. Jam njohur me raportin e komisionit, që është i pari komision serioz që ka funksionuar dhe që do të japë prova konkrete se si kjo ka ndodhur më parë.
Po, ka ndodhur para shtatorit. Unë dhe ministrja e Mbrojtjes jemi në dijeni të informacioneve të klasifikuara. Nuk dua të jap detaje, por informacioni që unë kam marrë nga komisioni hetimor më ka tronditur për faktin se provat, të cilat unë nuk kam dashur t’i besoj se në Shqipëri mund të kishte trafiqe të tilla, tregonin se kishte një veprimtari të tillë më parë. Kjo ka ndodhur në periudhën kur qeverisnin këta zotërinj që sot me zell të madh bëjnë denoncimet” tha Rama, në përgjigje të pyetjeve.
k.k
Comments
Reformo drejtesine Z.Rama nuk
<p>Reformo drejtesine Z.Rama nuk ke pse pret. Edhe boll e kthyet diten e enjte ne parlament ne Berisha Day.</p>
Rama konfirmon mungesen e
<p>Rama konfirmon mungesen e kapacitetit per tu ballafaquar bindshem ne TV. Cdo pergjigje qe ka dhene ka qene evazive dhe asnjera prej tyre bindese dhe kjo per nje politikan eshte nje minus shume i madh.</p>
Add new comment