Arkiv-Lajme
Parulla kundër kryepeshkopit serb Irinej në Kishën Ortodokse
Aleanca Kuq e Zi ka protestuar kundër pjesëmarrjes së kryepeshkopit serb Irinej, në shenjtërimin e kishës ortodokse në Tiranë, duke e quajtur atë si kundërshtar dhe armik të shqiptarëve. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, aktivistët e AK-së kanë vendosur parulla kryepeshkopit serb në kangjellat e Katedrales ku shkruhet: “Kryepeshkopi i Serbisë kundër Shqipërisë”.
Ndahet nga jeta “mjedologu” Mentor Quku
Është shuar dje në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës, studiuesi i njohur Mentor Quku. Sipas “Gazetës Shqiptare” profesori u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare në shtëpinë e tij, pasi vuajti për një kohë të gjatë nga një sëmundje e rëndë. Ai njihet si mjedolog, për shkak se ia ka kushtuar gjithë jetën e tij studimit të veprës së poetit Ndre Mjeda.
Mbyllet fabrika e vetme e prodhimit të telefonave në SHBA
Motorola, kompania e prodhimit të telefonave e cila është blerë nga Google, do të mbyllë fabrikën e saj në Teksas pasi nuk arriti të tërheqë blerës me telefonin Moto X.
Fabrika, e cila është e vetmja e prodhimit të telefonave në SHBA, u hap në maj të vitit të kaluar.
Në pikun e saj, aty u punësuan 3 800 persona edhe pse tani punojnë vetëm 700 persona.
Në janar, Google bëri të ditur se do t’ia shesë Motorolën, kompanisë Lenovo për 3 miliardë euro. Marrëveshja pritet të mbyllet në fund të këtij viti.
“Është gjithçka e manipuluar. Më vjen keq që këtë e bën ish-kryeministri im"
Koloneli Sokol Çunaj është emri i personit që përmendet me iniciale nga ish-kryeministri Berisha e më pas edhe nga media, si piloti që ka dëshmuar për avionë në Gjadër. I shokuar, zoti Çunaj mohon të ketë parë e dëshmuar për avionë që ngarkoheshin me drogë në Gjadër.
Kodheli: Për Moore, veshët që nuk duan të dëgjojnë janë në PD
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, thotë se, Drejtori për Europën Juglindore në DASH, Jonathan Moore kur foli për “veshët që nuk duan të dëgjojnë” e kishte për Partinë Demokratike.
Iliri sqaron se mbiemrin e ka “Rusmali” dhe tregon beniaminët e Berishës në PD
Është bërë zakon deformimi i emrave në mediat tona. Mjafton të përmendim emrat si Fatmir Xhafaj, që mbi 90% e mediave ia shkruajnë mbiemrin “Xhafa”. Një rasti tjetër është ai i ministrit të Shëndetësisë (këtu konfuzioni është më i madh pasi edhe vetë Ilir Beqja-s i pëlqen ta thërrasin Beqaj). Rasti më i fundit është deformimi i mbiemrit të atij që akuzohet për shpërndarje parash në grevën e ish-të përndjekurve. Arben Ibroja e gjeti këtë si mënyrë për t’i ikur pyetjes në një transmetim direkt në A1 Report, kur gazetarja i thirri: Z. Ibro.
Kurti: Bashkimin Shqipëri-Kosovë nuk do ta bëjmë për inat të tjerëve, por për të mirën tonë
Albin Kurti flet për herë të parë si kryeministër i ardhshëm. Për çështjen më të rëndësishme që ka të bëjë me negociatat me Serbinë, ai thotë se Vetëvendosjen në qeveri nuk do të ketë negociata me Serbinë.
Rama: Gjirokastra vlerë e qytetërimit evropian, do ta rilindim
Kryeministri, Edi Rama së bashku me Presidentin e Fondit Shqiptaro - Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff dhe ministrat Veliaj e Kumabro, kanë vizituar qytetin e Gjirokastrës. Ata janë ndalur në disa nga monumentet e kulturës në këtë qytet.
“Nëse ne e ndryshojmë paksa këtë panoramë që na rrethon, nëse universiteti i Gjirokastrës do të fokusoj tek turizmi, zhvillimi ekonomik, zonat turistike, atëherë ky do të shihej edhe si qyteti i studentëve”, tha Rama.
Reforma e pensioneve edhe me disa vota të opozitës
Emigranteve shqiptare ne Kanada do t’u njihen per here te pare vitet e punes, permes njohjes se kontributeve shoqërore. Ministria e Mirëqenies Sociale ka arritur keshtu te paren marrëveshje te ketij lloji, per te mos penalizuar qindra shqiptare qe jetojne dhe punojne ne shtetin kanadez. Deklarata e ministrit te Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj eshte bere ne emisionin “Debat Plus” te moderatorit Zaloshnja. Ministri pohoi gjithashtu edhe se reforma e pensioneve qe do te kaloje para veres ne parlament ka siguruar disa nga votat e opozitës.
Televizioni “A1 Report” publikon pamje, ku Arben Ibroja i PD jep para në grevën e ish-të përndjekurve
Kamerat e televizionit “A1 Report” kanë filmuar pamje që tregojnë një eksponent të lartë të Partisë Demokratike, Arben Ibroja, ish-drejtor i OST-së dhe kryefinancieri i PD prej pak javësh, ndërsa i paguan 25.000 lekë një personi.
“A1 Report”, ka kontaktuar Ibrojën por ai ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes se me çfarë ka lidhje kjo pagesë.
Pagesa prej 25 mijë lekësh është bërë pak minuta pasi Ibroja dhe personi që ka marrë paratë ishin duke bashkëbiseduar bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Flamur Noka.
