Arkiv-Lajme
Snowden në NBC: 11 Shtatori, CIA mund ta kishte shmangur. Por ky pohim censurohet në transmetim
Intervista katër orëshe e “renegatit” Snowden nga gazetari Brian Williams është mbledhur në një program 60 minutësh nga NBC.
Hajdutët e modës së re: “Hapeni, jemi nga CEZ, vijmë nga ALUIZNI…”
Mjafton të përmendësh një ent publik, të mbash në dorë një karton që ngjan me një “badge” dhe të hapin derën. Policia këshillon qytetarët të bëjnë kujdes nga modeli i ri i vjedhjesë së banesave pasi hajdutët po përdorin një mekanizëm të ri: Prezantohen në banesat private si punonjës të CEZ dhe pasi neutralizojnë pjestarët e familjes arrijnë të grabisin pasuritë me vlerë të shtëpive. Ngjarje të tilla ndodhin kryesisht gjatë orëve të paradites.
Avionët luftarakë serbë “në tako”, mungesë pjesësh dhe fondesh
Një flotë luftarake ajrore që vjen duke u tretur për mungesë të pjesëve të këmbimit dhe për shkak të vështirësive financiare. Shqipëria ka qenë në këtë fazë në fund të viteve 80-të. Tani është radha e Serbisë. Mediat serbe i kanë vënë në dyshim kapacitetet operacionale dhe teknike për mbrojtje të forcave të armatosura të vendit.
Publikimi i progres-raportit të statusit, jo nesër por nga fundi i javës, thotë zëdhënësi i Fules
Nuk është dita e nesërme, 3 qershori, data kur Komisioni Europian do të publikojë raportin për statusin e Shqipërisë, thotë News 24. Zëdhënësi i komisionerit për Zgjerimin, Peter Stano, i kontaktuar nga ky televizion tha se raporti është në procedurën e miratimit dhe pritet të miratohet nga fundi i kësaj jave.
Vrasja e V.Skejës, posti dhe dosja penale e viktimës bien në sy të mediave
Ekzekutimi i ish-drejtorit të “CEZ Shpërndarje” për Kurbinin, Viktor Skeja, pasditen e djeshme, dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Gjin dhe Viktor Gjini, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999, thotë shqiptarja.com. Policia ka shoqëruar 14 persona për vrasjen dhe hetimet për ngjarjen përfshijnë edhe Komisariatin e Policisë së Kurbinit, për informacionet që mund të kenë për viktimën. 47-vjeçari, nga Kurbini u ekzekutua me breshëri plumbash nga armë automatike pasditen e të djelës në rrugën “Riza Cerova” në kryeqytet.
Shtypi britanik: Blair-Campbell, të përfshirë në grushtin e shtetit në Egjipt. Takime e këshilla për Al Sisin
Kanë dalë akuza të reja mbi lidhjet ndërmjet Tony Blair dhe regjimit ushtarak të grushtit egjiptian të shtetit. Sipas një raporti të botuar në "The Mail", Alistair Campbell, njeriu i Blairit, ka vizituar Egjiptin për bisedime të gjata me ekipin e Abdel Fatah Al- Sisit, duke u dhënë këshilla se si duhet mbrojtur grushti i shtetit në media. Gazeta citon burime anonime diplomatike në Kajro, që thonë se Campbell foli me ndihmësit e lartë të Al- Sisit, si dhe politikanë të tjerë, duke kërkuar korrigjim për “problemin e imazhit” jashtë vendit.
Reforma e arsimit të lartë, protesta: Universitetet private përfitojnë nga fondet publike
Studentët e universiteteve publike protestojnë kundër draftit të reformës për Arsimin e Lartë. Një grup i madh studentësh, janë mbledhur në një protestë para Kryeministrisë, duke kërkuar që të pezullohet ky draft. Me pankarta në duar, studentët kanë nisur një parakalim nga Korpusi Universitar, duke u ndalur më pas para kryeministrisë me thirrje si “Universiteti i Universitarëve dhe jo tregtarëve”.
Ish-ministra e zyrtarë të lartë do dalin para drejtësisë, paralajmëron Rama para deputetëve socialistë
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryeministri Rama paralajmëroi se në kuadër të reformës së thellë në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit, disa ish-ministra të qeverisë Berisha pritet të dalin para drejtësisë. Pa përmendur emra, Rama theksoi se zhvillimet nga organi i akuzës do të vijojnë në javët në vijim. “Nuk mund të luftohet pa një sistem drejtësie në lartësinë e sfidës. Grupi i punës që ka nisur punën, do të vërë së shpejti një material për të startuar një diskutim të madh dhe për të bërë një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë.
Rama Irineut në kryeministri: Ke abuzuar me mikpritjen tonë
Burime të besueshme bëjnë të ditur për televizionin A1 Report se kryeministri Rama ka shprehur qëndrim të ashpër ndaj deklaratave të patriarkut serb për Kosovën. Prezenca e patriarkut serb në Tiranë gjatë shenjtërimit të Katedrales Ortodokse dhe deklaratat e tij se Kosova është tokë e shenjtë për Serbinë, e kanë nervozuar kreun e qeverisë.
Vajza e Vilson Blloshmit akuzon xhaxhanë: Bedriu ka përfituar nën emrin tim. SMS-ja e këtij: "Do marr ku të mundem"
Enerjeta Blloshmi, vajza e poetit të pushkatuar Vilson Blloshmi dhe mbesë e drejtorit të Institutit të ish të Përndjekurve Politikë Bedri Blloshmi, ka qenë personazh i një fushate ndihmash për ta kuruar para pak vitesh, nisur nga xhaxhai i saj. 27 vjeçarja ka folur për Panoramën e sotme, ku ka rrëfyer se është shëndoshë e mirë, sëmundja e saj ishte diçka kalimtare dhe fushata e xhaxhit të saj ka qenë krejtësisht për përfitime personale. “Para pesë vitesh u diagnostikova me tumor, por nuk kam qenë asnjëherë në rrezik jete.