Publikimi i progres-raportit të statusit, jo nesër por nga fundi i javës, thotë zëdhënësi i Fules

Nuk është dita e nesërme, 3 qershori, data kur Komisioni Europian do të publikojë raportin për statusin e Shqipërisë, thotë News 24. Zëdhënësi i komisionerit për Zgjerimin, Peter Stano, i kontaktuar nga ky televizion tha se raporti është në procedurën e miratimit dhe pritet të miratohet nga fundi i kësaj jave.
Stano theksoi se raporti do të shërbejë si bazë për diskutimet e vendeve anëtare në Samitin e Këshillit Europian më vonë gjatë këtij muaji, ku ata do të vendosin për statusin e vendit kandidat. “Nuk bëhet fjalë për një raport progresi, por për një raport që vendet e Bashkimit Europian i kanë kërkuar Komisionit Europian të përgatisë një përmbledhje të përpjekjeve të qeverisë shqiptare dhe progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformës gjyqësore”, ka sqaruar Stano.
a.k
Add new comment