Reforma e arsimit të lartë, protesta: Universitetet private përfitojnë nga fondet publike

Postuar në 02 Qershor, 2014 08:11

Studentët e universiteteve publike protestojnë kundër draftit të reformës për Arsimin e Lartë. Një grup i madh studentësh, janë mbledhur në një protestë para Kryeministrisë, duke kërkuar që të pezullohet ky draft. Me pankarta në duar, studentët kanë nisur një parakalim nga Korpusi Universitar, duke u ndalur më pas para kryeministrisë me thirrje si “Universiteti i Universitarëve dhe jo tregtarëve”. Drafti sipas studentëve duhet të shfuqizohet, pasi nuk përmbush interesat e universiteteve publike, por favorizon ato private. “Studentët dhe pedagogët nuk janë pyetur për realizimin e këtij drafti”, shprehen studentët që marrin pjesë në protestë. Projekti i ri prek dhe taksat e shkollës, duke rënduar në buxhetin e çdo studenti. Nga ana tjetër, përfitimi i fondeve publike nga universitetet private është pika tjetër e papranueshme.  
a.k

Comments

Submitted by natyralisti (not verified) on

<p>Mbeshtetja e universiteteve private me fondet publike ne opinionin tim,ne mos nje korrupsion eshte marrezi antishoqerore,skllaveruese per shoqerine.Universitetet private jo vetem qe nuk duhen mbeshtetur me fondet publike por duhen mbyllur sepse nuk plotesojne kriteret dhe akreditimet e nevojshme mesimore-shkencore.Nuk kane trupen e nevojshme pedagogjiko-shkencore te veten,te specializuar per te gjitha disiplinat mesimore, te kualifikuar dhe me titujt e gradat akademike perkatese.Nuk kane kabinete dhe laboratore mesimor-shkencor per te gjitha disiplinat mesimore,nuk kane bazen e nevojshme laboratorike per te gjitha punet dhe temat mesimore-shkencore te disiplinave te ndryshme mesimore,per te gjitha ciklet e studimit .Para se ti jepet licensa per hapjen e nje cikli studimi,institucioni kerkues duhet te kaloje ne filtrin e holle dhe te detajuar shteteror nga grup-ekspertet e pakomprometuar per çdo disipline teorike e praktike deri tek protokollet e puneve laboratorike dhe gadishmerise se plote te bazes materiale perkatese(sistemeve te ajrimit,ujit,elektrike,kondicionimi,ndriçimi,aspirimi, sigurimi,reagente kimike,aparatura e aksesore te ndryshem per çdo pune konkrete laboratorike,kontrollin e aftesise tekniko-shkencore te kualifikuar te personelit pedagogjik drejtues dhe ndihmes per zhvillimin normal te procesit mesimor teorik dhe praktik).Deri me tani keto universitete kane abuzuar per shkak te mungeses se shtetit dhe lulezimit te korrupsionit,duke hapur dege e profile ne cikle te ndryshme mesimore pa patur pedagoge te specializuar ne disiplinat perkatese,pa kabinete dhe laboratore komplet per cdo disipline, jo fasada apo vitrina laboratorike informale.Hapen profile dhe fakultetet si Teknolloge Laboratori Mjekesor,duke mos patur asnje specialist universitar te diplomuar apo me grada e tituj shkencor ne kete fushe studimi.Ne vend te tyre angazhohen mjeke te pergjitheshem apo te profilizuar ne drejtime te tjera(mikrobiolog,mjek-laborant apo mjek epidemiolog) qe nuk kane te bejne fare me Teknologjine e Laboratoreve Mjekesor,etj. etj.Nuk kane te siguruar e plotesuar te gjithe strukturen e plote mesimore dhe shkencore te domozdoshme per nje universitet si: Departamentet,katedrat,sektoret shkencore,laboratoret mesimore,laboratoret shkencore,temat e diplomave per cdo cikel studimi pa plagjiature etj.Ne qofte se do te vendosej nje akreditim serioz me kontroll nga grupe ekspertesh me pervoje ne fushen universitare dhe shkencore per cdo disipline dhe cikel studimi te vecante,mendoj se asnje universitet ekzistues privat nuk do ta perfitonte licensen e akreditimit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.