Rusia është e qetë për angazhimet e marra në Alaska, por SHBA nuk i qëndroi dot presioneve europiane

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar nga Turkmenistani se Rusia e ka ndërgjegjen të qetë në raport me angazhimet e marra në Samitin e Ankorazhit në verën e vitit 2025 me SHBA.
Nuk është faji ynë nëse SHBA nuk mund t’u qëndronte presioneve të paprecedenta dhe të paturpshme nga Europa që më vonë deklaroi me krenari se kishte varrosur Ankorazhin
citohet ai.
Nuk është e qartë se cilat janë angazhimet konkrete të marra në Ankorazh të Alaskës, por duhet thënë se pas samitit presidenti amerikan Trump nisi një fushatë diplomatike për arritjen e një paqeje që në fund nuk u materializua.

Add new comment