Avionët luftarakë serbë “në tako”, mungesë pjesësh dhe fondesh

Postuar në 02 Qershor, 2014 11:40

Një flotë luftarake ajrore që vjen duke u tretur për mungesë të pjesëve të këmbimit dhe për shkak të vështirësive financiare. Shqipëria ka qenë në këtë fazë në fund të viteve 80-të. Tani është radha e Serbisë. Mediat serbe i kanë vënë në dyshim kapacitetet operacionale dhe teknike për mbrojtje të forcave të armatosura të vendit. Burime të agjencisë serbe të lajmeve, "Beta", të afërta me komandën e Flotës Ajrore serbe dhe mbrojtjes kundërajrore kanë konfirmuar shkrimet e të përditshmes “Politika” që Ushtria e Serbisë që nga 24 maji nuk disponon më asnjë aeroplan luftarak në gjendje të rregullt, pasi nga Rusia ende nuk kanë arritur akumulatorët e porositur për aeroplanët MIG-21 dhe MIG-29. “Edhe pse bëhet fjalë për porosi të mjeteve që kushtojnë dhjetëra mijëra euro vetëm për një komplet, deri te mungesa e blerjes, kjo ka ardhur jo vetëm për shkak të mjeteve të pamjaftueshme financiare, por edhe për shkak të sistemit korruptiv dhe burokratik që zgjat porositë”, shkruan Beta, “megjithatë, burimet konfirmojnë se gjendja në aviacionin luftarak është aq e rëndë sa tejkalon cështjen e akumulatorëve, por është rrezik të shkaktojë eliminimin e degëve të tëra të ushtrisë për shkak të mungesës së aeroplanëve, karburanteve, pjesëve rezervë, por edhe kuadrit të arsimuar”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.