Arkiv-Lajme
Basha me përfaqësuesit e Bankës Botërore: Ka rënë rritja ekonomike dhe është shtuar papunësia
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me delegacionin e Bankës Botërore kryesuar nga zv.presidentja për Europën dhe Azinë Qendrore, Laura Tuck, ka folur për shqetësimin lidhur me rritje e borxhit publik.
Në fakt, qeveria shqiptare ka marrë borxhë nga FMN dhe BB për të shlyer borxhet e prapambetura, që janë krijuar nga qeveria paraardhëse.
Premtimi bombastik i Behgjet Pacollit: Pension minimal 250 euro
Kosova është një nga vendet, ku gjatë fushatave zgjedhore politikanët kalojnë çdo kufij të imagjinatës me premtimet e tyre. I tillë duket edhe premtimi i zv.kryeministrit, Behgjet Pacolli, e cili ka premtuar pension minimal 25- euro.
“Pensionistët kosovarë nuk do të jetojnë më në kushte të mjerueshme. Ato do jenë shtresa e popullsisë më e vlerësuara në Republikën e Kosovës. Pensioni me qeverisjen e AKR-së pas 8 qershorit, nuk do të jetë më i vogël se 250 euro”, tha kryetari i i AKR-së Behgjet Pacolli, para pensionistëve në Prishtinë.
Shqipëria përpara të gjithëve
Për ta bërë të qartë qysh në fillim: Kjo nuk është një histori për gjakmarrjen, krimin e organizuar apo burrneshat shqiptare. Nga Shqipëria ka edhe lajme të mira. Në këtë rast, ky lajm i mirë quhet Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, qysh prej gushtit të vitit të kaluar. Ai është shembulli tipik i konceptit se në Ballkan janë ekspertët e demokracisë, diplomatët dhe aktivistët ata që i çojnë përpara gjërat, të cilët pas një çerek shekulli workshop-esh dhe konferencash të panumërta, tashmë e njohin mirë termin e rrallë të quajtur “Ownership”.
Obama: Hillary Clinton do të ishte një presidente e dobishme
Presidenti i SHBA-së Barack Obama, ka përdorur disa fjalë të këndshme për Hillari Clinton, duke thënë se ajo do të ishte një presidente “shumë efektive”, nëse ajo vendos për të kandiduar.
Presidenti e lavdëroi ish-Sekretaren e tij të Shtetit në një intervistë që pati me Kelly dhe Michael në Shtëpinë e Bardhë. Intervista u transmetua të premten në mëngjes, por është regjistruar ditën e enjte, në të njëjtën ditë që Obama në mënyrë të fshehtë drekoi me zonjën Klinton.
Andrea Stefani në Jamais Vu: Shqipërisë i duhet një EULEX si në Kosovë
Edhe pse pak ditë na ndajnë nga vendimi për marrjen e statusit, gazetari i njohur, Andrea Stefani duket më pak optimist në tre javët e fundit, pas situatës politike në vend dhe zgjedhjeve të Parlamentit Europian.
Felaj: Në Gjadër është kryer trafik droge me avionë në tetor-nëntor 2012-të. Berisha: Rama nuk jeton dot pa Griselda!
Forcat e Armatosura janë përfshirë në trafik droge. Këtë thotë raporti i Komisionit parlamentar Hetimor për implikimin e FA-së në trafikimin e lëndëve narkotike. Por, në raport thuhet se kjo ka ndodhur gjatë qeverisë “Berisha”.
Kryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj duke lexuar raportin tha se ka dëshmitarë që tregojnë se ka pasur trafik droge me avionë të vegjël sportivë në vitin 2012.
Vëllezërit Shyti i kundërpërgjigjen Berishës: Ke bërë atë që bën çdo i paburrë
Gazeta “Koha Jonë” është e vetmja gazetë e Tiranës që u i ka dhënë rëndësi akuzave të Berishës për atë që quhet Banda e Rrugës së Kavajës dhe reagimin e vëllezërve Leart dhe Orik Shyti.
Vëllezërit Shyti i kujtojnë Berishës se kishte 8 vjet për të vërtetuar akuzat ndaj tyre dhe e cilësojnë atë të “paburrë”.
“Disa herë i kemi kërkuar publikisht që të tregojë dokumentet që ka për ne. Ai ka bërë atë që di të bëjë çdo i paburrë i kategorisë së tij. Por, nëse ka ende nga ata që i besojnë gënjeshtrat e tij, le t’i luten që t’ua tregojë.
Prokuroria nis hetimet për 11 firmëtarët e marrëveshjes së detit me Greqinë
Prokuroria e Përgjithshme pas deklaratës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili kërkoi hetimin e firmëtarëve të marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë, duket se ka ndërmarrë hapa konkretë.
Fatmir Toçi kundërshton ndarjen territoriale të Himarës: “Nuk është zonë minoritare”
Fatmir Toçi, deputet i Qarkut të Vlorës është kundër ndarjes territoriale të planifikuar për Himarën. Ai kundërshton alternativat e hedhura nga deputetë minoritare që Himara të qëndrojë e paprekur, pra si njësi më vete. Këtë qëndrim deputeti Toçi e ka shprehur në një intervistë të dhënë për të përditshmen “Gazeta Shqiptare”. Ai shprehet se: “Himara nuk është zonë minoritare. Aty vërtet janë tri fshatra dygjuhëshe, që flasin edhe greqisht, edhe shqip, por dëshmitë që vijnë që nga shekulli XV, thonë se banorët e Himarës janë shqiptarë.
"Sekretet që fshihen pas qetësisë së Ilir Metës"
Gazeta “Mapo weekend”, në numrin e sotëm të saj hapet me kryeartikullin “Sekretet që fshihen pas qetësisë së Ilir Metës”. Artikulli është një dosier, që analizon veprimet dhe mosveprimet e kreut të LSI-së si dhe marrëdhëniet e tij me Ramën, Berishën dhe Bashën.
