Arkiv-Lajme
"Sekretet që fshihen pas qetësisë së Ilir Metës"
Gazeta “Mapo weekend”, në numrin e sotëm të saj hapet me kryeartikullin “Sekretet që fshihen pas qetësisë së Ilir Metës”. Artikulli është një dosier, që analizon veprimet dhe mosveprimet e kreut të LSI-së si dhe marrëdhëniet e tij me Ramën, Berishën dhe Bashën.
Moore: Mesazhet tona nuk kanë rënë në veshë të shurdhër, por në veshë që nuk duan të dëgjojnë
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka marrë pjesë në forumin “To be Secure” që zhvillohet në Budva të Malit të Zi, ky zhvilloi një takim me drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore.
Kosova pranohet si vëzhguese në NATO, nis rruga drejt integrimit
Republika e Kosovës pranohet si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare në NATO. Vendimi është marrë në Lituani, ku po zhvillohet Sesioni Pranveror i Asamblesë Parlamentare e NATO-s. Vendimi është konfirmuar nga kryeministri Kosovar në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan: “Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të pranosh lajmin e mirë të pranimit të Kosovës si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-s pikërisht teksa po pij kafe me bashkëluftëtarët e mi.
Nënshkruhet marrëveshje me BB, Rama: Filloi një kapitull i ri me ndërkombëtarët
220 milion dollarë është huaja e radhës nga Banka Botërore. Këtë marrëveshje e ka nënshkruar sot Shqipëria. I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, kryeministri Rama ku ka theksuar se tashmë u mbyll një kapitull dhe po nis një I ri në lidhje me marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.
Serbia cakton ambasador shqiptar në Bratislavë, falënderon Sllovakinë për mosnjohjen e Kosovës
Shqiptari nga Mitrovica, Sani Dermaku është emëruar ambasador i Serbisë në Sllovaki. Dermaku i lindur në Mitrovicë, ka një karrierë të pasur në Ministrinë e Jashtme serbe duke shërbyer në nivele të larta të saj.
Sllovakia është një nga pesë vendet e Bashkimit Europian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Dermaku si përfaqësues i Serbisë në këtë shtet, do të lobojë në politikën sllovake që ky qëndrim mos të ndryshojë.
“Ambasadorët”, Dade: Nuk duhet të përsërisim gabimet e PD-së
Zgjedhja e ambasadorëve shqiptarë edhe pse është një çështje e politikave të jashtme vazhdon të jetë një çështje e debatueshme nga politika e brendshme.
Gjatë prezantimit të kandidaturave për ambasadorë në Kroaci dhe Suedi, nënkryetari i Komisionit të Jashtëm, Aldo Bumçi, tha se nga 15 ambasadorë që qeveria ka propozuar në këto muaj, 8 janë kandidatura politike.
Sipas Bumçit qeveria nuk po bën reformë duke kritikuar rastin e Ardian Ndrecës i cili nuk u dekretua nga Presidenti si ambasador në Vatikan dhe u dërgua nga qeveria në këtë vend si i ngarkuar me punë.
Topi: Ndiej keqardhje për një grup njerëzish vazhdojnë të përdoren nga ish-Sekretari i partisë
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kryetar i Frymës së Re Demokratike e konsideron grevën e urisë se ish-të përndjekurve politike, një iniciative me prapavijë politike. I ftuar ne emisionin “30 minuta” në Vizion Plus, ish-presidenti Topi sqaroi arsyet pse forca e tij politike nuk e mbështet këtë grevë urie.
PDK-ja e Thaçit, VV-ja e Kurtit dhe AKR-ja e Pacollit, flirtojnë me islamin politik
Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 8 qershor, besimi fetar pritet të luajë një rol të rëndësishëm. Të paktën këtë tregojnë lëvizjet e partive politike gjatë fushatës zgjedhore.
Gazeta “Zëri”, ka bërë një analizë të afrimit të PDK-së së Hashim Thaçit, VV-së së Albin Kurtit dhe AKR-së së Behgjet Pacollit me elementë të islamit politik.
Dritan Dajti tenton ti vërë zjarrin qelisë së tij në burgun 313
Dritan Dajti ka tentuar ti vendosë zjarrin qelisë së paraburgimit ku mbahet aktualisht. I burgosuri ka tentuar të ndezë batanijen me çakmak. Ngjarja u shënuar në mesnatë në qelinë e paraburgimit të burgut 313. Gardianët e burgut kanë ndërhyrë menjëherë sapo kanë konstatuar zjarrin dhe kanë neutralizuar gjithçka.
Komisioni i trafikut të drogës, Felaj: Nesër publikohen të vërtetat para dhe pas 23 Qershorit
Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit të ngritur për trafikun e drogës ka deklaruar se janë siguruar të dhëna dhe fakte shumë të rëndësishme nga institucionet . Rezultatet e hetimeve do të publikohen nëser në orën 11:00 ku do të ketë një mbledhje dhe faktet do të transmetohen live nga televizionet për të gjithë qytetarët. Komisioni hetimor për trafikun e drogës sot kishte afatin e tij të fundit, por faktet e depozituara mesa duket kanë detyruar këtë komision të shtyjë edhe një ditë më shumë afatin e tij.