Serbia cakton ambasador shqiptar në Bratislavë, falënderon Sllovakinë për mosnjohjen e Kosovës

Postuar në 30 Maj, 2014 12:55

Shqiptari nga Mitrovica, Sani Dermaku është emëruar ambasador i Serbisë në Sllovaki. Dermaku i lindur në Mitrovicë, ka një karrierë të pasur në Ministrinë e Jashtme serbe duke shërbyer në nivele të larta të saj.

Sllovakia është një nga pesë vendet e Bashkimit Europian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Dermaku si përfaqësues i Serbisë në këtë shtet, do të lobojë në politikën sllovake që ky qëndrim mos të ndryshojë.

Në prezantimin e Letrave Kredenciale tek presidenti sllovak, Dermaku ka falënderuar Sllovakinë për mbështetjen që i ka dhënë Serbisë në rrugën e anëtarësimit për në BE, si dhe pozicionimin në mosnjohjen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, thuhet në njoftimin e ambasadës serbe.

S.S

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ska nevoje ta publikoni kete postim, thjesht doja tju njoftoja qe keni shkruajtur gabimisht &quot;Serbise&quot; ne vend te &quot;Kosoves&quot;. Nderrojeni.</p><p>Kalofshi mire! :)</p>

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Kjo tregon se Serbia ka me shume demokraci se sa gjysem republika qe e ka emrin Kosove. Serbia falenderon Sllovakine per mos&#39;njohjen e Serbise.....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.