Komisioni i trafikut të drogës, Felaj: Nesër publikohen të vërtetat para dhe pas 23 Qershorit

Postuar në 30 Maj, 2014 07:48

Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit të ngritur për trafikun e drogës ka deklaruar se janë siguruar të dhëna dhe fakte shumë të rëndësishme nga institucionet . Rezultatet e hetimeve do të publikohen nëser në orën 11:00 ku do të ketë një mbledhje dhe faktet do të transmetohen live nga televizionet për të gjithë qytetarët. Komisioni hetimor për trafikun e drogës sot kishte afatin e tij të fundit, por faktet e depozituara mesa duket kanë detyruar këtë komision të shtyjë edhe një ditë më shumë afatin e tij.

“Brenda një kohë të arsyeshme institucionet na janë përgjigjur duke na vënë në dispozicion një material shumë voluminoz. Një material i cili do t’na tregojë shkallën e vështirësisë të të gjitha akuzave të ngritur deri më sot.

Ministria e Mbrojtjes dhe të gjitha strukturat e saj, SHISHS, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Autoriteti e autorit civile, Albkontrol, doganat kanë dhënë informacione. Është material i gjerë, kërkon kohë për t’u analizuar, por gjetjet janë shumë interesante. Të dhënat sqarojnë gjendjen para 23 Qershorit dhe atë pas, do të shohim se cila është shkalla e vështirësi të akuzave që janë bërë deri më sot”, ka thënë Felaj. Kryetarja e komisionit nuk ka dhënë detaje për të dhënat e grumbulluara.

 

http://www.shqiptarja.com/home/1/drog--n--fa-felaj-fakte-p-r...

 

S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.