Moore: Mesazhet tona nuk kanë rënë në veshë të shurdhër, por në veshë që nuk duan të dëgjojnë

Postuar në 30 Maj, 2014 16:31

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka marrë pjesë në forumin “To be Secure” që zhvillohet në Budva të Malit të Zi, ky zhvilloi një takim me drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore. 

SHBA-të, u shpreh Moore, mbështesin Shqipërinë në çdo veprim që është duke ndërmarrë. “Sa i takon statusit të vendit kandidat, kjo është një çështje që ka të bëjë me interesat e të dy vendeve tona, si anëtare të NATO. Këtë mesazh e kemi dhënë dhe në Tiranë, por mesazhet tona nuk mund të them se kanë rënë në veshë të shurdhër, por në veshë që nuk duan të dëgjojnë.“

Më tej, ai u shpreh se SHBA vlerëson kontributin që Shqipëria po jep në NATO. Ai shprehu edhe një herë mbështetjen në të gjitha nismat antikorrupsion të ndërmarra nga Ministria e Mbrojtjes, duke theksuar se është për t’u vlerësuar bashkëpunimi me Prokurorinë, duke e quajtur atë si një veprim të duhur në të tilla raste.

“Asnjë person apo institucion nuk duhet të bëhet pengesë për progresin dhe ecurinë e reformave”, - u shpreh Moore. Ai ka theksuar se SHBA i kushton rëndësi të madhe sundimit të ligjit dhe inkurajon përpjekjet për të arritur qëllimet e përbashkëta. “Ne ju mbështesim plotësisht në përpjekjet tuaja për të mbrojtur dinjitetin dhe nderin e FA”.

S.S

Comments

Submitted by HUANA KURTI (not verified) on

<p>A mundeni me vue nji link prej ku mundena me lexue apo me ndig&#39;jue se cka ka thane Moore ne origjinal sepse nqs ka thane: &quot;nuk mund të them se kanë rënë në veshë të shurdhër, por në veshë që nuk duan të dëgjojnë&quot; atehere difton injorancen e tij per shprehjen &quot;me ra ne vesh te shurdher&quot;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.