Kosova pranohet si vëzhguese në NATO, nis rruga drejt integrimit

Postuar në 30 Maj, 2014 14:57

Republika e Kosovës pranohet si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare në NATO. Vendimi është marrë në Lituani, ku po zhvillohet Sesioni Pranveror i Asamblesë Parlamentare e NATO-s. Vendimi është konfirmuar nga kryeministri Kosovar në rrjetin social “Facebook”,  ku shkruan: “Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të pranosh lajmin e mirë të pranimit të Kosovës si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-s pikërisht teksa po pij kafe me bashkëluftëtarët e mi. Ky vendim është marrë sot gjatë sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare e NATO-s në Lituani dhe është shpresëdhënës që Kosova ka për të ecur shumë shpejt drejt integrimit në këtë aleancë. Urime!”.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Kosovës në këtë seancë, Xhavit Haliti, ka deklaruar ndihet shumë i lumtur për vendimin e marrë nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, në favor të Kosovës dhe përcaktimit të saj për anëtarësim në të ardhmen në NATO. I pranishëm si përfaqësues i Shqipërisë, ka qenë deputeti socialist Pandeli Majko duke shkruar te fleta e votimit “Bac u kry”.

 

http://www.telegrafi.com/lajme/kosova-vezhguese-ne-nato-2-45...

 

S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.