PDK-ja e Thaçit, VV-ja e Kurtit dhe AKR-ja e Pacollit, flirtojnë me islamin politik

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 8 qershor, besimi fetar pritet të luajë një rol të rëndësishëm. Të paktën këtë tregojnë lëvizjet e partive politike gjatë fushatës zgjedhore.
Gazeta “Zëri”, ka bërë një analizë të afrimit të PDK-së së Hashim Thaçit, VV-së së Albin Kurtit dhe AKR-së së Behgjet Pacollit me elementë të islamit politik.
“Zëri”, shkruan se, PDK ka bërë koalicion me Partinë e Drejtësisë, së Ferid Aganit, deputetët e së cilës në mandatin e fundit kanë përdorur gjuhë denigruese dhe kërcënuese ndaj atyre që mbrojnë rendin laik dhe sekular të shtetit.
Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje, e cila mbështetur hapur kërkesat e grupeve me agjendë islamike, gjatë kësaj fushate po marrin pjesë në darka me hoxhallarë që hetohen nga Prokuroria e shtetit. Mirëpo, rasti më i rëndë është ai i partisë së zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli.
http://zeri.info/artikulli/36044/kuvendi-i-agjendave-radikal...
S.S
Add new comment