Arkiv-Lajme
Greva e urisë nr.2. Përplasje me policinë për ngritjen e çadrës përbri Parlamentit. Pjesë e incidentit edhe disa deputetë të PD-së
Vjen edhe greva e dytë e urisë. Kësaj radhe janë disa ish-të përndjekur politikë ata që janë futur në grevë, madje me forcë. Çadra është ngritur afër selisë së Parlamentit shqiptar dhe ndonëse është penguar nga policia, ajo sërish ka fituar terren pas një përpjekjeje fizike mes forcave policore, kandidatëve për grevistë dhe disa deputetëve të Partisë Demokratike. Gent Strazimiri, Arben Ristani, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Aldo Bumçi janë konfrontuar me policinë për të mundësuar ngritjen e çadrës.
Januzaj sqaron pse zgjodhi Belgjikën: “E dua kombin, por karriera është e rëndësishme. Këtu kam shoqërinë dhe këtu jam edukuar”
Adnan Januzaj ka sqaruar zgjedhjen e bërë në lidhje me ekipin kombëtar ku ai do të debutojë e që është Blegjika. “Unë kam lindur këtu. Jam arsimuar në Blegjikë dhe kam gjithë shoqërinë këtu, ndaj edhe zgjodha që të luaj për këtë kombëtare. Kosova dhe Shqipëria? Unë e dua kombin tim, por padyshim që karriera imë është më e rëndësishme”, ka thënë ai pas ndeshjes me Luksemburgun. Më shqip se kaq nuk mund të fliste një përfaqësues i kombëtares blege.
Britani, gjykata vendos rivarrimin e Rikardit III: “Koha që mbretit t’i bëhet një varrim dinjitoz”
Gjykata e Lartë në Britani ka vendosur që Rikardi III të rivarroset në Leicester, aty ku edhe u gjendën eshtrat e tij në vitin 2012. Mbreti në fjalë përfaqëson një moment me rëndësi në historinë britanike, pasi ai është i fundmi nga dinastia Plantagjenete. “Aleanca Plantagjenete”, një grup që pretendon se ka lidhje gjaku me Rikardin ka kërkuar që ai të varroset në Jork, qyteti ku u rrit dhe që përfaqëson dinastinë. Rikardi është subjekti kryesor i veprës me të njëtin titull të Uilliam Shekspirit.
Në Europë u dëshmua fitore e ekstremistëve. Erdogan propozon zgjidhje: “Anëtarësimi i Turqisë, si vend me shumicë myslimane, kurë për rracizmin”
Zgjedhjet e fundit në Europë janë padyshim një moment kthese për BE-në. Ndërkohë që nga vetë brenda unionit po kërkohet rishikim i politikave, në dritën e daljes në sipërfaqe të radikalëve të djathtë, nga jashtë tij, nga një vend aspirant si Turqia, vjen një mesazh sfidues. Por që duhet thënë se vë gishtin mbi plagë. Kështu, kryeministri turk Erdogan ka deklaruar se rezultatet e fundit i japin të drejtë shqetësimeve të Turqisë për racizmin në Europë.
Çështjet me Greqinë, Bushati sqaron marrëveshjen për toponimet dhe njofton kallëzimin penal për “arkitektët e marrëveshjes së ujërave në vitin 2009”
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka qenë sot i pranishëm në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme, në një seancë të kërkuar nga deputetët e Partisë Demokratike. Këta të fundit kanë kërkuar sqarime për marrëveshjen e nënshkruar me palën greke për çështjen e toponimeve dhe për për funksionimin e diplomacisë shqiptare. “Kemi rënë dakord me palën greke për gjuhën me të cilën do të shkruhen toponimet sipas rregullave që parashikon OKB-ja dhe sipas listës përgatëse që Shqipëria ka dorëzuar në Kombet e Bashkuara.
Një tjetër i penduar i madh në Itali. Iovine i Camorrës: “Është një sistem ku Camorra nuk është e vetmja përgjegjëse”
Arrestimi në Itali i drejtuesit kamorrist Antonio Iovine mund të hapin një spirale të re skandalesh politike, nisur nga deklaratat e tij. “E di shumë mirë se në cilat krime jam përlyer. Po shpjegoj një sistem në të cilin Camorra nuk ështe e vetmja përgjegjëse”, ka thënë Iovine në gjykatë. Shpjegimi i sistemit, siç pretendon ai, mund të sjellë tërmet politik në Itali. Kjo pasi Iovine konsiderohet si truri ekonomik i krimit të organizuar napoletan, me shtrirje përtej Italisë.
Një shqiptar i Kosovës denoncon dy bijtë e tij që donin të shkonin në Siri
Një shqiptar nga Kosova, me banim në Noervegji ka denoncuar dy djemtë e tij pranë shërbimit sekret norvegjez në mënyrë që të parandalonte nisjen e tyre drejt luftës së Sirisë. “Kam humbur një djalë dhe nuk dua të humbas dy të tjerët në luftën e shenjutë”, citohet të jetë shprehur kosovari në fjalë. Sipas tij, dy djemtë në fjalë kishin ndërmend t’i bashkoheshin grupeve militante “Shteti Islamik i Irakut” dhe “Sham”, ndërkohë që një i vëlla i tyre kishte humbur jetën në konflitkt.
Çështja “Dajti”, i pandehuri kërkon përjashtimin e gjykatësit duke pretenduar motive personale në gjykimin e tij
Gjykimi i Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e policëve në Durrës në vitin 2009, ka evidentuiar dje një moment delikat. Dajti ka kërcënuar më parë gjyqtarin Idriz Mulkurti, por mesa duket asgjë nuk ka lëvizur nga vendi. Ndoshta për këtë arsye, Dajti dje ka deklaruar se është në dijeni të një lidhjeje intime që një nga vajzat e gjyqtarit ka meë kunatin e tij, pra të Dritan Dajtit. Ky i fundit deklaroi se ka regjistrime, filmime dhe komunikime sms, duke shtuar se vetë gjyqtari është në dijeni të faktit.
Sondazhi: 1/3 e shqiptarëve shitën votën për punësim ose para
Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi ka kryer një sondazh në të cilën janë përfshirë 2000 persona. Siç raporton gazetarja Fatjona Mejdini e gazetës “Shqip”, nga sondazhi ka rezultuar se një në çdo tre shqiptarë pranon ta shesë votën e tij. Të pyetur për arsyet e këtij akti, qytetarët kanë nënvizuar se shitja e votës është bërë për shpërblim, ruajtjen e vendit të punës dhe tjetra për përfitimin e një vendi pune pas zgjedhjeve.
PD, kallëzim penal ndaj tre deputetëve socialistë. Prenga: “Nëse del me dokumente që jam dënuar në Itali, largohem nga politika”
Ndërsa në studion e Eni Vasilit në News 24, kryetari i PD-së Basha e quajti ngjarjen e sotme të përleshjes së disa deputetëve, një urdhër të dhënë nga kryeministrit Rama, Partia Demokratike ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj tre deputetëve të Partisë Socialiste, Armando Prenga, Xhemal Qafalia dhe Gentian Bejko. Ata akuzohen se kanë sulmuar dhe goditur deputetin e PD, Gent Strazimiri.