Çështjet me Greqinë, Bushati sqaron marrëveshjen për toponimet dhe njofton kallëzimin penal për “arkitektët e marrëveshjes së ujërave në vitin 2009”

Postuar në 28 Maj, 2014 05:09

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka qenë sot i pranishëm në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme, në një seancë të kërkuar nga deputetët e Partisë Demokratike.  Këta të fundit kanë kërkuar sqarime për marrëveshjen e nënshkruar me palën greke për çështjen e toponimeve dhe për për funksionimin e diplomacisë shqiptare. “Kemi rënë dakord me palën greke për gjuhën me të cilën do të shkruhen toponimet sipas rregullave që parashikon OKB-ja dhe sipas listës përgatëse që Shqipëria ka dorëzuar në Kombet e Bashkuara. Kemi rënë dakord me palën greke që deri më 1 janar të vitit 2015 qytetarët të lëvizin të lirë siç ndodhi për festën e Pashkëve”, ka thënë Bushati. Në raport me çështjet që kanë të bëjnë me Greqinë, ministri i Jashtëm ka deklaruar se Ministria e Jashtme ka bërë kallëzim penal për “arkitetktët e marrëveshjes së ujërave të vitit 2009”. “Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë kallëzim penal dhe ka dorëzuar një dosje të plotë mbi të gjithë procedurën e negociatave të bërë nga qeveria “Berisha” dhe që u finalizua në pranverën e vitit 2009”, është shprehur ai.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.