Çështja “Dajti”, i pandehuri kërkon përjashtimin e gjykatësit duke pretenduar motive personale në gjykimin e tij

Postuar në 28 Maj, 2014 03:07

Gjykimi i Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e policëve në Durrës në vitin 2009,  ka evidentuiar dje një moment delikat. Dajti ka kërcënuar më parë gjyqtarin Idriz Mulkurti, por mesa duket asgjë nuk ka lëvizur nga vendi. Ndoshta për këtë arsye, Dajti dje ka deklaruar se është në dijeni të një lidhjeje intime që një nga vajzat e gjyqtarit  ka meë kunatin e tij, pra të Dritan Dajtit. Ky i fundit deklaroi se ka regjistrime, filmime dhe komunikime sms, duke shtuar se vetë gjyqtari është në dijeni të faktit. “Ju po e ktheni këtë gjykim në çështje personale zoti kryetar”, ka deklaruar ndër të tjera Dajti, duke konsumuar kështu ndoshta elementin e fundit të presionit të hapur ndaj Mulkurtit. Është më interes të pritet se çfarë do të ndodhë, pasi kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit Mulkurti nga kjo çështje është regjistruar zyrtarisht.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.